https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Perëndimi nuk zmbrapset nga dështimi në Bruksel, fundi i vitit përmendet si afat për zbatimin e marrëveshjes

Perëndimi nuk zmbrapset nga dështimi në Bruksel, fundi i vitit përmendet si afat për zbatimin e marrëveshjes
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas takimit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në Bruksel foli për “asimetri drastike” dhe se Bashkimi Europian po e anashkalonte esencën e marrëveshjes duke e vendosur Asociacionin si parakusht dhe në qendër të zbatimit. BE-ja dhe SHBA-ja e cilësojnë të mirë dhe historike marrëveshjen e finalizuar në mars dhe pavarësisht mungesës së rezultatit deri më tash, do të institojnë që ajo të fillojë së zbatuari këtë vit.

Takimi i dështuar në Bruksel ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq të enjten nuk e ka zmbrapsur Perëndimin për të insistuar sërish në zbatim të marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve këtë vit.

Kurti e ka akuzuar emisarin e Bashkimit Europian, Miroslav Lajçak se ishte koordinuar me Vuçiqin për ta vënë atë përballë një skenari të cilin tha se “dukej se e kishte dizejnuar kohë më parë”. Por megjithë akuzat se në takimin e së enjtes “pati një pozicionim të qartë të ndërmjetësit kundër Kosovës”, shefi i Qeverisë së Kosovës do të duhet të ulet sërish përballë Vuçiqit, në tavolinën me kryediplomatin europian, Josep Borrell dhe ndërmjetësin e tij, Lajçak.

Një ditë pas takimit, Lajçak tha se procesi i zbatimit të marrëveshjes duhet të fillojë këtë vit, përndryshe paralajmëroi se përpjekjet shumëvjeçare do të dështojnë. Ai tha në një intervistë për “TASR” në Sllovaki se kjo “është kyçe”.

“Nëse deri në fund të vitit nuk merren këto vendime themelore, kam frikë se kalendari politik në Europë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jetë i tillë që do ta shtyjë këtë agjendë në plan të dytë”, tha ai, duke e cilësuar Marrëveshjen e Ohrit si dokumentin më të mirë.

“Të dyja palët e kanë pranuar dhe do të ishte turp ta thyejmë”, tha ai, duke shtuar se në rast se kjo s’bëhet, në veri mund të ketë “më shumë tension e ndoshta edhe dhunë”.

Lajçak kur bëri përmbledhjen javore, mbrëmë, paralajmëroi se bashkë me amerikanët në Nju Jork do t’i përcaktojnë hapat e ardshëm në dialog.

ADVERTISEMENT

“Situata aktuake në dialog, së bashku me situatën e tensionuar në veri të Kosovës do të jenë objekt i diskutimeve të ardhshme strategjike me partnerët tanë amerikanë dhe evropianë për të përcaktuar hapat tanë të ardhshëm”, tha emisari sllovak.

Marrëveshjen e arritur dy muaj para se tensionet në veri të eskalonin deri në dhunë, bashkësia ndërkombëtare vazhdon ta konsiderojë historike.

Formimi i Asociacionit konsiderohet çështja thelbësore që Kosova duhet ta zbatojë dhe SHBA-ja pret që të “shënohet përparim këtë vit”. I dërguari i posaçëm amerikan, Gabriel Escobar tha se “tashmë po fillojmë t’i shohim pasojat” e ngurrimit në zbatimin e marrëveshjes, në një intervistë për Zërin e Amerikës, një ditë para takimit Kurti-Vuçiq në Bruksel.

“Do të donim t’u kërkonim palëve t’i marrin seriozisht detyrimet e tyre nga kjo marrëveshje dhe të fillojnë të përparojnë me përmbushjen e detyrimeve ekzistuese dhe të mëparshme nga dialogu dhe nga marrëveshja dhe të fillojnë të shënojnë përparim këtë vit”, tha Escobar.

Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit tha se Kosova ka para vetes mundësi për të marrë njohje të reja, për konferencë donatorësh, për dialog strategjik me SHBA-në, si dhe për një marrëdhënie më të afërt me NATO-n. “Fatkeqësisht, nëse nuk shënojmë përparim, do ta humbim këtë (mundësi) këtë vit”, tha ai.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Vetëm tri ditë pas finalizimit të marrëveshjes Kosovë-Serbi, emisari i BE-së, Miroslav Lajçak pati thënë se s’është sekret që ata duan që zbatimi i saj të bëhet këtë vit. I pyetur në një intervistë në Radion Evropa e Lirë se a presin zbatim të marrëveshjes këtë vit, sepse vitin e ardhshëm do të ketë zgjedhje dhe çështje të tjera të rëndësishme, Lajçak përgjigjej kështu: “Sërish, ne kishim planifikuar shumë afate konkrete kohore në dokumentin fillestar. Tani, ne nuk duam që palëve t’iu imponojmë afate. Ne duhet të pajtohemi për këtë kur të takohemi. Por, ky nuk është sekret”.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Më 18 korrik, Kosova ishte çështje kryesore e diskutimit në Capitol Hill, ku i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar raportoi për situatën në rajon. Ai foli për nevojën e zbatimit të marrëveshjes së fundit mes Kosovës dhe Serbisë, që sipas tij është rruga që do ta shpie shtetin e ri ballkanik në organizatat ndërkombëtare. Diplomati amerikan tha se aspirata më e lartë e SHBA-së në rajon është që Kosova të bëhet anëtare e NATO-s, e Bashkimit Europian dhe ta sigurojë një ulëse në OKB. Në këtë drejtim, ai tha se formimi i Asociacionit është “një element thelbësor”.

“Marrëveshja i kërkon Serbisë që ta njohë sovranitetin e Kosovës dhe integritetin e saj territorial. T’ia njohë simbolet kombëtare, flamurin, dokumentet qeveritare, diplomat, targat e makinave dhe ia ndalon Serbisë që ta bllokojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare. Kosovës i kërkohet që të zbatojë obligimin që e ka për formim të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ne besojmë që të dyja vendet duhet të angazhohen menjëherë në këto aspekte, pa parakushte. Duhet të nisin ta kryejnë pjesën e tyre”, është shprehur Escobar.

Kjo marrëveshje, Escobar thoshte se ia ka ofruar SHBA-së “mundësinë më të madhe në 15 vjetët e fundit” që të bashkëpunojë me Qeverinë e Kosovës që të niset “jo vetëm një fushatë europiane e njohjeve, por një fushatë globale e njohjeve”.

Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës e panë fajtor Kurtin për tensionimin e situatës në katër komunat veriore, pasi në maj, kryetarët e rinj shqiptarë atje u futën në objektet komunale me ndihmë të Policisë. BE-ja e ndëshkoi Kosovën për t’u marrë vesh më pas me të për një plan për shtensionim.

Poste të ngjashme

Përleshje për kontest pronësor në Vranidoll, dy të arrestuar

Tragjedia në fluturimin nga Zvicra drejt Kosovës, policia jep detaje për vdekjen e 34-vjeçarit

15/06/2026, 7:57

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për tragjedinë gjatë fluturimit nga Zvicra drejt Kosovës. Sipas policisë një 34-vjeçar kishte shfaqur...

Dhjetë raste të reja me HIV në muajt e fundit, dy viktima – rritet testimi vullnetar

Dhjetë raste të reja me HIV në muajt e fundit, dy viktima – rritet testimi vullnetar

14/06/2026, 19:35

Më shumë raste të infektimit me HIV janë shënuar në dy vitet e fundit në Kosovë, dhe kështu është situata...

Sadiku: Një person vdiq në autostradë për shkak se qeveria s’e hoqi një copë dhe nga rruga – e neveritshme

Sadiku: Një person vdiq në autostradë për shkak se qeveria s’e hoqi një copë dhe nga rruga – e neveritshme

14/06/2026, 18:09

Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ermal Sadiku, ka reaguar pas aksidentit tragjik në autostradën “Ibrahim Rugova”,...

Kush janë 10 më të votuarit deri tani nga zgjedhjet e 7 qershorit

KQZ përmbyll vlerësimin e votave me postë: Miratohen mbi 82 mijë pako, refuzohen rreth 3 mijë

14/06/2026, 17:42

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përmbyllur procesin e vlerësimit të pakove me fletëvotime nga votimi përmes postës, ndërsa shumica dërrmuese...

Policia jep detaje për aksidentin ku humbi jetën një grua në autostradë

Policia jep detaje për aksidentin ku humbi jetën një grua në autostradë

14/06/2026, 16:51

Një grua e ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur rreth orës 12:40 në autostradën “Ibrahim...

Lajmi i fundit

Përleshje për kontest pronësor në Vranidoll, dy të arrestuar

Tragjedia në fluturimin nga Zvicra drejt Kosovës, policia jep detaje për vdekjen e 34-vjeçarit

15/06/2026, 7:57
Dhjetë raste të reja me HIV në muajt e fundit, dy viktima – rritet testimi vullnetar

Dhjetë raste të reja me HIV në muajt e fundit, dy viktima – rritet testimi vullnetar

14/06/2026, 19:35
Sadiku: Një person vdiq në autostradë për shkak se qeveria s’e hoqi një copë dhe nga rruga – e neveritshme

Sadiku: Një person vdiq në autostradë për shkak se qeveria s’e hoqi një copë dhe nga rruga – e neveritshme

14/06/2026, 18:09
Kush janë 10 më të votuarit deri tani nga zgjedhjet e 7 qershorit

KQZ përmbyll vlerësimin e votave me postë: Miratohen mbi 82 mijë pako, refuzohen rreth 3 mijë

14/06/2026, 17:42
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv