Sot është bërë furnizimi me automjete për nevoja të shërbimeve të QKMF-së me 4 automjete; një autoambulancë emergjente,një automjet për bartje të dializës, një autoambulancë e vogël për nevoja të vizitave të shërbimit paliativ dhe një automjet për nevoja të vaksinimit dhe punëve teknike.
Kështu bën të ditur kryetari Bulliqi përmes një postimi në Facebook.
Bulliqi ndër të tjera shton se blerja e automjeteve po bëhet me qëllim të përmirësimit të shërbimeve shëndetësore për pacientët, por edhe për të lehtësuar punën e personelit mjekësor. Këto automjete janë blerë nga buxheti komunal.







