Fermeri nga Podujeva përfiton mbi 94 mijë euro nga Ministria e Bujqësisë: “M’u mbushën sytë me lotë”
Sevdail Tovërlani, fermeri llapian, ka përfituar një shumë prej 94,271.50€ për ndërtimin e objektit për klasifikimin dhe paketimin e perimeve.
Kështu ka bërë të ditur Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, derisa shkroi se Tovërlani nuk u kishte besuar syve kur pa se ishte përfitues i grantit, madje kishte qarë nga gëzimi.
Peci poashtu shtoi se fermerët si Sevdaili janë shembull i meritokracisë dhe paanshmërisë në vlerësimin e granteve.
Postimi i plotë:







