https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Vuçiq s’ka shkelur në Kosovë nga 2018’ta – paralajmëroi vizitë, iu përmend arrestimi

Vuçiq s’ka shkelur në Kosovë nga 2018’ta – paralajmëroi vizitë, iu përmend arrestimi

Në një paraqitje para mediave pas përfundimit të takimit me Kurtin në Bruksel më 14 shtator, presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, kishte përmendur mundësinë e realizimit të një vizite në Kosovë.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Vuçiq kishte thënë se së shpejti do ta vizitojë Graçanicën, ndërkohë që i pyetur nga gazetari kosovar se a do t’i kërkojë leje Kurtit, është përgjigjur se “s’ka nevojë” meqë për një gjë të tillë e pyet “popullin e tij”.

Për këtë paralajmërim të tij është pyetur pak minuta më pas edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili nga Brukseli deklaroi se në momentin që Vuçiq do të bëjë kërkesë, do ta trajtojnë me seriozitetin dhe sinqeritetin më të madh.

Tema e një vizite të mundshme të kreut të shtetit serb është rikthyer në qendër të debatit edhe pas gati një jave. Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në një intervistë në ATV, ka thënë se kreu i shtetit serb mund të futet vetëm me leje në Kosovë dhe se për një gjë të tillë duhet t’i drejtohet kryeministrit Albin Kurti.

I pyetur për mundësinë e futjes pa leje, Sveçla ka thënë se në rast se Vuçiq e bën një gjë të tillë, padyshim që do të arrestohet. Kjo deklaratë e ministrit të Brendshëm të Kosovës ka nxitur edhe reagimin e kreut të të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq. Sipas tij, deklarata e ministrit Sveçla shfaq nervozitetin e Prishtinës.

Hera e fundit kur presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic ka qenë në Republikën e Kosovës është shtatori i vitit 2018.Ai kishte mbajtur një fjalim në veri të vendit dhe më pas kishte vizituar edhe Liqenin e Ujmanit. Kjo vizitë e tij kishte ardhur pas refuzimit për t’u takuar në Bruksel me Hashim Thaçin, atë botë president i Kosovës.

ADVERTISEMENT

Ndërkohë në ditën e dytë të qëndrimit të tij në Kosovë, Vuçiq kishte planifikuar të vizitojë dhe Drenicën, por vizita ishte anuluar, meqë banorët vendas kishin bllokuar rrugët dhe protestonin kundër.

Duke parë tensionimin e banorëve të Drenicës, edhe kryeministri Ramush Haradinaj kishte bërë të ditur se ia ka anuluar Vuçiqit vizitën në rajonin Drenicës.

Vuçiq si president i Serbisë kishte qëndruar në Republikën e Kosovës edhe në janarin e vitit 2018.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Vuçiq kishte realizuar një vizië në Kosovë edhe në vitin 2013. Ai kishte mbajtur një takim me banorët serbë në Mitrovicë, ku kishte folur edhe për atë se “sa e vështirë” është arritja e një marrëveshje. Gjatë parakalimit të tij, ai ishte fishkëllyer nga banorët shqiptarë të cilët kishin brohoritur edhe “UÇK, UÇK”.

Në pamundësi për të ardhur vet, Vuçiq e ka aplikuar një opsion tjetër.

Ai e ka dërguar djalin e tij, Danilo, i cili kishte ardhur në Graçanicë për festën e Vidovdanit në fund të qershorit. Ai gjatë qëndrimit në Kosovë ka mbajtur një bluzë me mbishkrimin “dorëzimi s’është opsion”. Pas përfundimit të ceremonisë , Policia e Kosovës ka ndalur makinat ku ishte djali i presidentit të Serbisë për t’ia larguar bluzën e cila mbante mbishkrimin provokues.

Poste të ngjashme

Pamje nga aksidenti në Istog ku humbi jetën një person, shfaqet momenti kur makina humbi kontrollin

Katër persona lëndohen nga aksidenti mes tri veturave

14/03/2026, 20:52

Katër persona janë lënduar nga një aksident mes tri automjeteve që ka ndodhur në rrugën Prishtinë – Lipjan Lajmin e...

Tahiri për Kurtin: Nuk do të jetë më kryeministër

Tahiri kritikon Ligjin për të Huajt: Serbia përfiton, Kosova humb

14/03/2026, 20:48

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, e cilësoi vendimin e kryeministrit për Ligjin për të Huajt si një...

Podujeve: Manifestim madhështor kushtuar Natës së Kadrit

Podujeve: Manifestim madhështor kushtuar Natës së Kadrit

14/03/2026, 20:41

  Me moton “nata kur qielli ndriçon tokën”, e në një atmosferë të veçantë shpirtërore, Këshilli i Bashkësisë Islame në...

Kurti pret sot në takim të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Kurti pret sot në takim të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

14/03/2026, 8:50

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensen, do të takohet sot në...

Albin Kurti e “shpërblen” edhe me një pozitë Donika Gërvallen

Albin Kurti e “shpërblen” edhe me një pozitë Donika Gërvallen

13/03/2026, 22:20

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Donika Gërvalla-Schwarz si Koordinatore Kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj...

Lajmi i fundit

Pamje nga aksidenti në Istog ku humbi jetën një person, shfaqet momenti kur makina humbi kontrollin

Katër persona lëndohen nga aksidenti mes tri veturave

14/03/2026, 20:52
Tahiri për Kurtin: Nuk do të jetë më kryeministër

Tahiri kritikon Ligjin për të Huajt: Serbia përfiton, Kosova humb

14/03/2026, 20:48
Podujeve: Manifestim madhështor kushtuar Natës së Kadrit

Podujeve: Manifestim madhështor kushtuar Natës së Kadrit

14/03/2026, 20:41
Kurti pret sot në takim të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Kurti pret sot në takim të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

14/03/2026, 8:50
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv