https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Daçiq nervozohet: Me çfarë të drejte Policia e Kosovës i sulmon serbët në manastir?

Daçiq nervozohet: Me çfarë të drejte Policia e Kosovës i sulmon serbët në manastir?

Trashëgimtari i kriminelit të luftës, Sllobodan Millosheviq në krye të Partisë Socialiste të Serbisë, aktualisht në shërbim të Vuçiqit, si ministër i jashtëm serb, Ivica Daçiq sot është deklaruar në lidhje me sulmin e terroristëve serbë ndaj policisë në veri të Kosovës pranë manastirit të Banjskës, në të cilin u vranë dhe u plagosën disa policë.

Sipas tij, “pyetja më e rëndësishme është se çfarë ka kërkuar Policia e Kosovës atje, sipas cilit ligj dhe sipas cilit dokument”.

Daçiq, ka thënë televizionit e regjimit serb “TV Përva” se “të gjitha veprimet e Policisë së Kosovës duhet të “paralajmërohen”, dhe se sipas marrëveshjeve nga Brukseli, “aty ku jetojnë serbët, policia e Kosovës duhet të përbëhet nga serbët”.

“Pse nuk e lanë KFOR-in të merret me këtë situatë”, pyet Daçiq.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Ai ka pretenduar se KFOR-i “absolutisht ka mundur ta parandalojë konfliktin e armatosur të djeshëm”.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
ADVERTISEMENT

“Ku ka ndonjë dëshmi se Beogradi është i përfshirë – nuk ka. Ne dënojmë vrasjen e policit shqiptar, kjo nuk është në interes të serbëve”, ka pretenduar Daçiq.

Ai ka fajësuar kryeministrin Kurti për incidentin, duke thënë se ai “dëshiron të provokojë luftë”.

“Përshkallëzimi i tillë mund të çojë në konflikte që nuk mund të ndalen më”, i përsërit Daçiq kërcënimet boshe të shefit të tij.

Ai ka pretenduar se Serbia “është për vazhdimin e dialogut” me Prishtinën, por “për respektimin e parimeve për të cilat janë pajtuar dhjetë vjet më parë”.

Post Views: 406

Poste të ngjashme

Arian Mavriqi hap ekspozitën e tij në Galerinë e Qytetit në Podujevë

Arian Mavriqi hap ekspozitën e tij në Galerinë e Qytetit në Podujevë

22/09/2025, 17:41

Sonte, në Galerinë e Qytetit në Podujevë, artisti Arian Mavriqi hapi ekspozitën e tij më të re, duke paraqitur para...

Murati: Ky dimër ka qenë ndër më të lirët sa i përket kostos së energjisë

Kosova e para në Evropë për siguri, sipas Gallup, Murati: Lajm që duhet të gëzojë edhe opozitën

22/09/2025, 16:25

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar pas publikimit të raportit më të fundit të institutit Gallup, ku...

Sulmi ndaj policëve në Viti, reagon Sindikata e Policisë së Kosovës

Policia e Kosovës pjesë e Konferencës së DEA-s në ShBA

22/09/2025, 16:11

Policia e Kosovës ka marrë pjesë në Konferencën e 39-të Ndërkombëtare për Zbatimin e Ligjit kundër Drogave (IDEC), të mbajtur...

​Supremja refuzon ankesën e LVV-së për Sami Lushtakun

​Supremja refuzon ankesën e LVV-së për Sami Lushtakun

22/09/2025, 15:54

Kolegji i Gjykatës Supreme e ka refuzuar si të pa-themeltë ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje, të paraqitur kundër vendimit të Panelit...

Nesër në Podujevë hapet Qendra me Shërbime Specialistike – Të pranishëm Kurti, Vitia dhe Bulliqi

Nesër në Podujevë hapet Qendra me Shërbime Specialistike – Të pranishëm Kurti, Vitia dhe Bulliqi

22/09/2025, 15:42

Të martën, më 22 shtator 2025, në ora 09:00, në Podujevë do të përurohet Qendra me Shërbime Specialistike, një investim...

Lajmi i fundit

Arian Mavriqi hap ekspozitën e tij në Galerinë e Qytetit në Podujevë

Arian Mavriqi hap ekspozitën e tij në Galerinë e Qytetit në Podujevë

22/09/2025, 17:41
Murati: Ky dimër ka qenë ndër më të lirët sa i përket kostos së energjisë

Kosova e para në Evropë për siguri, sipas Gallup, Murati: Lajm që duhet të gëzojë edhe opozitën

22/09/2025, 16:25
Sulmi ndaj policëve në Viti, reagon Sindikata e Policisë së Kosovës

Policia e Kosovës pjesë e Konferencës së DEA-s në ShBA

22/09/2025, 16:11
​Supremja refuzon ankesën e LVV-së për Sami Lushtakun

​Supremja refuzon ankesën e LVV-së për Sami Lushtakun

22/09/2025, 15:54
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv