Me kolegë të komunës jemi duke qëndruar për vizitë zyrtare në Velbert të Gjermanisë komunë kjo e cila jemi të binjakëzuar.
Me përfaqësuesit e komunës së Velbertit kemi vizituar gjimnazin e qytetit për tu njoftuar më shumë me procesin mësimor, kushtet dhe mundësitë që ofron kjo shkollë për mësim, si dhe kemi parë mundësitë tona për bashkëpunim ndërmjet dy komunave në dobi të nxënësve dhe personelit arsimor.
Pas kësaj kemi vizituar edhe spitalin e qytetit për tu informuar më tej me punën dhe kushtet e stafit shëndetësor në ofrimin e shërbimeve mjekësore, si dhe jemi informuar më shumë për praktika të vlefshme për forcimin e sistemit tonë shëndetësor.







