https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Kamberi i drejtohet presidentit serb: Hiq dorë nga ëndrra për Kosovën, mjaft me patetizmin tuaj

Kamberi i drejtohet presidentit serb: Hiq dorë nga ëndrra për Kosovën, mjaft me patetizmin tuaj

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka kërkuar edhe një herë nga presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq që të heq dorë nga ëndrrat e tij për kolonizimin e Kosovës. Ai ia ka kujtuar presidentit serb sintagmën e tij kur ishte bashkëpunëtorë i Millosheviqit: “T’i vrasim 100 për 1”.

Kamberi që është edhe kryetar i partisë më të madhe shqiptare në Luginën e Preshevës – Partisë për Veprim Demokratik, ia kujton edhe një thënnie presidentit serb: “Mund të na vrisni të gjithëve, por Kosovën nuk e njohim”. E Kamberi thotë se këto deklarata janë armiqësore sepse askush nuk dëshiron t’i vrasë serbët.

“Mjaft me patetizmin tuaj z. president. Mos e frikësoni dhe armiqësoni popullin më kot, sepse askush nuk dëshiron të ju vrasë. Shqiptarët janë për paqe sepse pikërisht ata kanë qenë viktimat më të mëdha të ambicieve kolonialiste të fqinjëve të tyre në shekullin e kaluar. Por ju, është koha e fundit të kthjelloheni nga andrallat tuaja kolonialiste rreth Kosovës”, shkruan Kamberi.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Ambiciet e presidentit serb, sipas tij, janë “njësoj sikurse reklamimi i çmimit të salamit (parizerit)”.

“Ato tashmë po shkaktojnë humbje në jetë njerëzish. Brengosja juaj për serbët e Kosovës është destruktive. Fundja, “do të vrasim 100 për 1” kurrë nuk e ka thënë apo përsëritur një shqiptar. Autorësia e saj ju përket juve”, ka shkruar Kamberi duke iu referuar presidentit serb.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
ADVERTISEMENT

Ndryshe, gjatë viteve ’90, presidenti serb që atëbotë ishte në strukturat e larta të Partisë Radikale Serbe, kishte thënë në Parlamentin e Serbisë, se nëse boshnjakët e vrasin një serb, serbët do t’i vrasin 100 boshnjakë. Kujtojmë se në Srebrenicë ndodhë gjenocidi më i madh ndaj popullsisë civile ku u vranë më shumë se 8 mijë civilë bonjakë nga ushtria serbe.

E një ditë më parë, deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë foli edhe për Listen Serbe. Ai thotë se është koha që qytetarët serbë të Kosovës të lirohen përfundimisht nga terrori dhe dhuna e terroristëve të dëshmuar tanimë të Listës Srpska.

Poste të ngjashme

E trishtë | 28-vjeçari gjendet pa shenja jete, dyshohet për vetëvrasje

E trishtë | 28-vjeçari gjendet pa shenja jete, dyshohet për vetëvrasje

15/03/2026, 23:05

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Pejës, ku një i ri 28-vjeçar është gjetur pa shenja jete në...

Besnik Tahiri shtron iftar për miq diplomatë dhe përfaqësues të Bashkësisë Islame në Podujevë

Besnik Tahiri shtron iftar për miq diplomatë dhe përfaqësues të Bashkësisë Islame në Podujevë

15/03/2026, 22:59

    Deputeti i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka ndarë një moment nga iftari i organizuar në...

Pamje nga aksidenti në Istog ku humbi jetën një person, shfaqet momenti kur makina humbi kontrollin

Katër persona lëndohen nga aksidenti mes tri veturave

14/03/2026, 20:52

Katër persona janë lënduar nga një aksident mes tri automjeteve që ka ndodhur në rrugën Prishtinë – Lipjan Lajmin e...

Tahiri për Kurtin: Nuk do të jetë më kryeministër

Tahiri kritikon Ligjin për të Huajt: Serbia përfiton, Kosova humb

14/03/2026, 20:48

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, e cilësoi vendimin e kryeministrit për Ligjin për të Huajt si një...

Podujeve: Manifestim madhështor kushtuar Natës së Kadrit

Podujeve: Manifestim madhështor kushtuar Natës së Kadrit

14/03/2026, 20:41

  Me moton “nata kur qielli ndriçon tokën”, e në një atmosferë të veçantë shpirtërore, Këshilli i Bashkësisë Islame në...

Lajmi i fundit

E trishtë | 28-vjeçari gjendet pa shenja jete, dyshohet për vetëvrasje

E trishtë | 28-vjeçari gjendet pa shenja jete, dyshohet për vetëvrasje

15/03/2026, 23:05
Besnik Tahiri shtron iftar për miq diplomatë dhe përfaqësues të Bashkësisë Islame në Podujevë

Besnik Tahiri shtron iftar për miq diplomatë dhe përfaqësues të Bashkësisë Islame në Podujevë

15/03/2026, 22:59
Pamje nga aksidenti në Istog ku humbi jetën një person, shfaqet momenti kur makina humbi kontrollin

Katër persona lëndohen nga aksidenti mes tri veturave

14/03/2026, 20:52
Tahiri për Kurtin: Nuk do të jetë më kryeministër

Tahiri kritikon Ligjin për të Huajt: Serbia përfiton, Kosova humb

14/03/2026, 20:48
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv