https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Policia për mbylljen e Jarinjës dhe Bërnjakut: Jemi ende në fazën e ekzaminimit të terrenit

Policia për mbylljen e Jarinjës dhe Bërnjakut: Jemi ende në fazën e ekzaminimit të terrenit
Share on FacebookShare on Twitter

Pas sulmit terrorist ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit, dy pikat kufitare me Serbinë, Jarinja dhe Bërnjaku, janë mbyllur. Që nga ajo ditë, këto dy pika nuk janë hapur për qarkullim.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Për këtë çështje, Policia e Kosovës ka thënë se janë ende në fazën e ekzaminimit të vendit të ngarjes dhe terrenit.

PK bën të ditur se qarkullimi është normal dhe se pikat tjera kufitare me Serbinë janë të hapura.

“PK-ja është ende në fazën e ekzaminimit të vendit të ngjarjes dhe terrenit. Pikat tjera kufitare me Serbinë janë të hapura, qarkullimi është normal”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

Të dielën, në fshatin Banjskë të Zveçanit, njësitë policore të Kosovës u sulmuan nga disa terroristë serbë. Nga të shtënat me armë mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku, një polic u plagos dhe u lënduan dy të tjerë.

ADVERTISEMENT

Pas sulmit, rreth 30 persona të armatosur hynë në Manastirin e Banjskës, derisa pasdite Njësia Speciale e Policisë së Kosovës e mori në kontroll manastirin, ku arrestoi disa sulmues mirëpo shumica ikën në male dhe dyshohet se kanë kaluar në Serbi.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Ndërkaq, në anën tjetër, ende nuk ka një shifër të saktë se sa është numri i sulmuesve të vrarë, mirëpo për 3 është konfirmuar, derisa ministri Sveçla ka deklaruar se ka indikacione që ky numër mund të jetë më i madh.

Gjatë kontrollit të Policisë në dhe rreth manastirit të Banjskës u gjet sasi e konsiderueshme e armatimi, vlera e të cilit sipas Sveçlës është 5 milionë euro.

Ndërkaq sot, Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën me anë të së cilës dënon sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës.

Poste të ngjashme

VV pranon president konsensual, Nagavci: Nuk mund të them sot se do të qeverisim me një parti tjetër

VV pranon president konsensual, Nagavci: Nuk mund të them sot se do të qeverisim me një parti tjetër

25/06/2026, 7:46

Ish-shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se partia e saj është e gatshme të diskutojë...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

E rëndë: Vdekje e dyshimtë në Fushë Kosovë

24/06/2026, 15:05

Një vdekje e dyshimtë është raportuar në Fushë Kosovë. Klankosova.tv mëson se një person ka humbur jetën, ndërsa rrethanat e...

Arrestohet një person i kërkuar në Podujevë

Policia sekuestron armë në Podujevë, dyshohet se ishin destinuar për në Gjermani

24/06/2026, 10:25

Policia e Kosovës ka sekuestruar një arsenal armësh dhe municioni gjatë një kontrolli të realizuar në një depo në Podujevë....

E dhimbshme: Ky është 29-vjeçari që humbi jetën në aksidentin në Prishtinë

E dhimbshme: Ky është 29-vjeçari që humbi jetën në aksidentin në Prishtinë

24/06/2026, 10:02

Astrit Vllasa është 29-vjeçari i cili humbi jetën në një aksident komunikacioni të martën në Vranidoll të Prishtinës. Familjarët e...

Deputeti i VV’së ironizon me përplasjet në LDK: Po merren me gazin amerikan e nuk po arrijnë ta mbajnë as Gazin e Pejës

Deputeti i VV’së ironizon me përplasjet në LDK: Po merren me gazin amerikan e nuk po arrijnë ta mbajnë as Gazin e Pejës

23/06/2026, 21:30

Përplasjet e fundit brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës, pas kërkesave për dorëheqjen e Lumir Abdixhikut nga degët e Pejës, Lipjanit...

Lajmi i fundit

VV pranon president konsensual, Nagavci: Nuk mund të them sot se do të qeverisim me një parti tjetër

VV pranon president konsensual, Nagavci: Nuk mund të them sot se do të qeverisim me një parti tjetër

25/06/2026, 7:46
Muhamet Hyseni rikthehet te Horsens pas huazimit te Llapi

Muhamet Hyseni rikthehet te Horsens pas huazimit te Llapi

25/06/2026, 7:27
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

E rëndë: Vdekje e dyshimtë në Fushë Kosovë

24/06/2026, 15:05
Arrestohet një person i kërkuar në Podujevë

Policia sekuestron armë në Podujevë, dyshohet se ishin destinuar për në Gjermani

24/06/2026, 10:25
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv