Policia e Kosovës ka kryer bastisje në pesë lokacione në tri komuna në veri të vendit.
Në orët e para të mëngjesit, Policia ka bastisur edhe një vilë në zonen e liqenit të Ujmanit, e cila dyshohet se është në pronësi të nënkryetarit të Listës Serbe, Millan Radojiçiq.
Aty dyshohet se është sekuestruar edhe një varkë, disa vetura dhe gjëra të tjera.
Pas bastisjes së Policisë së Kosovës në vilën e Milan Radojiçiqit, rojet e tij janë parë në oborrin e këtij objekti.