Sulmuesi kosovar Albion Rrahmani është duke shkëlqyer në aventurën e tij të parë në Rapid të Bukureshtit.
“Lewa e fitoi trofeun e parë të Superligës së Rumanisë si lojtari më i mirë i xhiros së 10-të”, shkruan Rapidi në “Facebook”, i cili e përcolli atë me një fotografi të përfaqësuesit kosovar me trofeun e fituar.
Kujtojmë se Rrahmani i njohur me nofkën “Lewandowski” i Malishevës, verën që lamë prapa iu bashkua Rapidit nga Ballkani për çmimin 600 mijë euro.
23 vjeçari i ka realizuar gjashtë gola në pesë ndeshje të zhvilluara në elitën e futbollit rumun.