Policia e Kosovës (PK) njofton se një person ka raportuar se pas një përleshje fizike me disa persona, njëri prej tyre ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 00:27, në Ferizaj, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Rasti është iniciuar si “Vrasje në tentativë”.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një përleshje fizike me disa persona, njeri prej tyre ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij, mirëpo nuk është goditur. Në cilësi të provave materiale në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë”, thuhet në njoftim.
Sipas Policisë, si pasojë e përleshjes fizike, viktima ka pësuar lëndime trupore për çka dhe i është ofruar tretmani mjekësor, kurse nuk raportohet për të arrestuar. /BetimipërDrejtësi







