Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi, ka reaguar pasi Gjykata Komerciale ka marrë vendim t’i pezullojë punimet në “Rruga A” në Prishtinë.
Sipas saj, sabotimi i projektit më të madh të Kryeqytetit, është hiç më pak se goditje brutale kundër interesit qytetar, raporton Klan Kosova.
“Sabotimi i projektit më të madh të Kryeqytetit dhe gjithë shtetit tonë, është hiç më pak se goditje brutale kundër interesit qytetar. Me urdhër nga zyrat e Qeverisë, nënshkruar nga një instrument i pushtetit – nga motra e deputetes së mazhorancës përkatësisht – ky akt i ultë, vjen në vazhdën e sabotimit ndaj punëve të mira, të mbara e të shumta, që po bëhen në Kryeqytet”, ka shkruar Halimi në Facebook.







