Sot do të mblidhet Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Kosovën do ta përfaqësojë presidentja Vjosa Osmani e cila do të flasë për zhvillimet politike dhe të sigurisë në Kosovë, pas sulmit terrorist dhe aktit të agresionit të Serbisë ndaj Kosovës, më 24 shtator.
Para takimit të Këshillit të Sigurimit, Osmani pritet të takohet e koordinohet me disa nga përfaqësuesit e shteteve aleate.
Takimi i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën do të mbahet në orën 21:00 me kohë të Kosovës ndërkaq në orën 15:00 me kohë të New Yorkut.







