Policia e Kosovës ka njoftuar të mërkurën se Njësia Rajonale e Hetimeve Kufitare ‘Veriu’, ka ndaluar veturën kombi me targa vendore, ku drejtues ishte personi i dyshuar T. A., (viti i lindjes 1972).
Gjatë kontrollit në automjet janë gjetur të ngarkuara 22 dele pa dokumentacion të nevojshëm, ku dyshohet se disa prej tyre janë të kontrabanduara nga territori i Serbisë.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e të gjitha dukurive negative dhe të paligjshme në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës./Front Online







