Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka kritikuar pushtetin për bojkotimin e seancës së jashtëzakonshme të thirrur nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës për rritjen e koeficientit të pagave.
Deputeti i PDK-së tha se është e pamundur të bashkëpunohet me këtë qeveri që të mashtrojnë, që thonë se do marrin pjesë në seancë, e në fund ikin.
Sipas tij, Kosovës i duhet një qeveri e re e që e nxjerr vendin prej sanksioneve, ndërsa shtoi se është gabim që atyre t’u votohen marrëveshjet ndërkombëtare“Vendit i duhet një qeveri e re, një qeveri e cila e nxjerr vendin prej sanksioneve. Një mazhorancë që e lëshojnë seancën. Është e pamundshme me bashkëpunu me ta. Është gabim me ja votu këtyre marrëveshjet ndërkombëtare”, tha Tahiri.







