https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Zv.ministri Vokrri me pyetje të çuditshme: A jemi të gatshëm të shkojmë në luftë?

Zv.ministri Vokrri me pyetje të çuditshme: A jemi të gatshëm të shkojmë në luftë?
Share on FacebookShare on Twitter

Arbër Vokrri, zëvendësministër në Ministrinë e Pushtetit Lokal, ka dhënë një intervistë në Klan Kosova, ku ka folur për shumë tema, përfshirë situatën e sigurisë dhe politike në veri të Kosovës. Duke folur për veriun e Kosovës, Vokrri e kritikoi Listën Serbe, partinë më të madhe serbe në Kosovë. Çka tha Vokrri?

Në lidhje me këtë temë, Vokrri, që është aktivist i moçem i VV-së, dha një “lajm që nuk është aq i mirë”.

“Po e jap këtu edhe një, t’i themi, lajm që nuk është aq i mirë. Në kuadër të këtij riaktivizimi të Listës Serbe për shkak se e kanë parë qartë që kanë humbur shumë terren, ata së voni, është fjala për javët e fundit, i kanë bërë dy mijë kontrata të reja për punësim të përhershëm me qytetarët serbë të Veriut, edhe në njëfarë mënyre këtu pra lind njëfarë konkurrence mes Serbisë dhe Kosovës”, deklaroi Vokrri në Info Magazine të Klan Kosovës.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Në analizën e tij, që përfshiu edhe gjepolitikën globale, Vokrri bëri disa interpretime të çuditshme. Në këtë intervistë, Vokrri foli për rrezikun e një konflikti me përmasa botërore. Madje, Vokrri bëri thirrje që kosovarët të jenë koshientë në lidhje me mundësinë e një lufte me “përmasa botërore”.

“Tash ndodhemi në një situatë tjetër, më ndryshe kur kërcënohemi nga një konflikt me përmasa botërore dhe duhet të jemi koshient për këtë.” – deklaroi zv.ministri Vokrri, ndërsa ndërhyri moderatorja e Klan Kosovës, e cila shtroi një pyetje që kërkonte sqarim.

“A naj shpjegon pak, të lutem, zoti Vokrri, çka nënkuptoni me këtë?” – ishte pyetja e moderatores.

E përgjigja e zëvendëministrit Vokrri është absolutisht alarmuese. Nuk është alarmuese për shkak të këmtit, sa për logjikën shantazhuese të Vokrrit përmes të cilës synon ta legjitimojë pranimin e Asociacionit. Lexojeni përgjigjen e tij:

“Si shoqëri duhet t’i masim do gjëra. A jemi të gatshëm të shkojmë edhe në një luftë apo të gjejmë një rrugë që t’i zgjedhim problemet, duke i ruajtur aleancat dhe partneritetet strategjike që janë ndërtuar mes nesh dhe faktorit ndërkombëtar, por natyrisht duke i parë parasysh interesant afatgjata të qytetarëve tanë” – deklaroi ai.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Moderatorja sërish ndërhyri, duke synuar që të sqarojë edhe më tutje deklaratën e Vokrrit.

“Pra mospranimi eventual i propozimit të emisarëve euro-amerikanë për draft-statutin e Asociacionit, të cilin e konsideroi si çështje me urgjencë që duhet të nis zbatimi i tij do të mund të çonte Kosovën drejt një konflikti?” – ishte pyetja e moderatores.

E pyetjes së moderatores, z. Vokrri iu përgjigj me një kundërpyetje.

“Nëse s’ka marrëveshje, çka është alternativa?” – ishte pyetja retorike e Vokrrit, i cili vazhdo se “dhe kjo nuk është që po thuhet prej meje”, duke treguar se të njëjtën gjë e mendon edhe kryeministri Albin Kurti.

“Kur e pati thënë kryeministri herët gjatë këtij viti e mbase edhe më herët, që do të ishte fare e papërgjegjshme që të përjashtojmë në tërësi mundësinë e një konflikti të armatosur” – shtoi Vokrri.

Por çfarë kishte thënë Kurti në deklaratën që po i referohet vartësi i tij, pra zv.ministri Vokrri?

ADVERTISEMENT

Vitin e kaluar, në një intervistë për Reuters, Kurti kishte përmendur mundësinë e një konflikt të ri.

“Unë nuk po them se do të na sulmojnë këtë javë ose në vijim, por do të ishte krejtësisht e papërgjegjshme të përjashtohej mundësia e rritjes së tensioneve dhe konflikteve të reja”, tha mes tjerash kryeministri./Nacionale

Poste të ngjashme

Një orë nga takimi Kurti-Abdixhiku

Një orë nga takimi Kurti-Abdixhiku

06/04/2026, 11:34

Po vazhdon takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të LDK-së Lumir Abdixhikut, i cili ka nisur në orën 11:00 dhe tashmë ka...

​Haradinaj kujton martirët e Celinës, Fortesës dhe Brestocit: Liria i ka themelet në gjakun e tyre

Haradinaj përkujton 27-vjetorin e rënies së Sadri Zenelit dhe bashkëluftëtarëve në Jabllanicë

06/04/2026, 11:24

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkujtuar 27-vjetorin e rënies së Sadri Zenelit dhe bashkëluftëtarëve të...

Abdixhiku duke hyrë në Kuvend: Të shohim tash, pas takimit deklarohemi

Abdixhiku duke hyrë në Kuvend: Të shohim tash, pas takimit deklarohemi

06/04/2026, 11:17

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka arritu në Kuvend për t’u takuar me kryeministrin e vendit, Albin...

Kurti arrin në Kuvend, do të takohet me kreun e LDK-së

Kurti arrin në Kuvend, do të takohet me kreun e LDK-së

06/04/2026, 11:13

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka arritur në Kuvend. Kurti do ta pres në takim kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun....

Rozeta Hajdari u dënua me 700 euro gjobë, Mustafa: Qysh ke ajo “me hajna nuk ka shtet”?

Mustafa: Mos lsho pe Albin! Sa ma të larta çmimet qaq ma shumë po të votojnë

06/04/2026, 11:07

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Besian Mustafa ka kritikuar Qeverinë për mosuljen e akcizës dhe TVSh-së për derivatet, ndonëse...

Lajmi i fundit

Një orë nga takimi Kurti-Abdixhiku

Një orë nga takimi Kurti-Abdixhiku

06/04/2026, 11:34
​Haradinaj kujton martirët e Celinës, Fortesës dhe Brestocit: Liria i ka themelet në gjakun e tyre

Haradinaj përkujton 27-vjetorin e rënies së Sadri Zenelit dhe bashkëluftëtarëve në Jabllanicë

06/04/2026, 11:24
Abdixhiku duke hyrë në Kuvend: Të shohim tash, pas takimit deklarohemi

Abdixhiku duke hyrë në Kuvend: Të shohim tash, pas takimit deklarohemi

06/04/2026, 11:17
Kurti arrin në Kuvend, do të takohet me kreun e LDK-së

Kurti arrin në Kuvend, do të takohet me kreun e LDK-së

06/04/2026, 11:13
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv