Janë gjithmonë kënaqësi takimet me fëmijë, por më të veçanta janë kur ato bëhen me fëmijë si Learti – fitues i garave të matematikës për grupmoshën e tij në Dubai. ????????
Leart Plakolli nga Gllamniku ka përfaqësuar Kosovën në garat ndërkombëtare Brainobrain, në këto gara Learti është shpallur kampion, duke e bërë krenar familjen e tij, shkollën dhe të gjithë neve. Në këto gara kanë marrë pjesë rreth 2000 fëmijë nga 45 shtete të botës.????????
I gëzohemi shumë suksesit të Leartit dhe gjithë matematicienëve të rinj të Kosovës. Në shenjë respekti e nderimi Leartit i dhurova një llaptop, si dhe i sigurova mbështetje për garat e ardhshme që do të ketë. ????????







