Eman Rrahmani, deputet i VV-së, ka kritikuar emërimin e Gani Jakupit nga MPJD-ja në cilësin e këshilltarit, projekt i cili kushton hiç më pak se 90 mijë euro.
Sipas tij, një gjë e tillë është absolutisht e gabuar.
“Absolutisht mendoj që është e gabueshme dhe në këtë pikë unë si deputet, por besoj edhe me mbështetjen e kolegëve të tjerë, kemi me kërku në fund raportin e punës që e ka bë. Atëherë duhet me u marrë në përgjegjësi ai që e ka emëru, sepse nuk ka kuptim me pi kafe dhe me i marrë 7 mijë e 500 euro” – deklaroi ai./Nacionale.com







