Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka takuar raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.
Gjatë takimit ata diskutuan për procesin e integrimit në BE, reformat në administratën publike dhe rrugën përpara.
“E falënderova Violën për rolin e saj të jashtëzakonshëm në këtë proces dhe në mbështetje të Kosovës”, ka thënë Tahiri.







