Përgjatë ditës së sotme kemi përkeqësim të motit me shi të rrëmbyer, të përcjella me erëra.
Si rrjedhojë, KEDS ka mobilizuar ekipet në terren për të intervenuar në rastet ku paraqitet nevoja, sidomos në zonat me terrene të papërshtatshme. Për momentin zonat më të prekura janë Gjakova, Mitrovica dhe Peja.
Ekipet po intervenojnë menjëherë aty ku moti dhe kushtet po e mundësojnë atë, gjithmonë duke u kujdesur paraprakisht për vetë sigurinë e tyre.
Kërkojmë mirëkuptimin e konsumatorëve duke apeluar që të qëndrojnë të sigurt dhe mos t’u afrohen aseteve energjetike, si dhe të raportojnë në kanalet tona informuese nëse shohin ose hasin në ndonjë defekt ose problem.