Inspeksioni i tregut shqipton gjobë për barnatoren për mos respektim të orarit të kujdestarisë
Pas ankesave të pranuara nga qytetarët në lidhje me mosrespektim të orarit nga barnatoret kujdestare, inspeksioni komunal ka dalur menjëherë në vendin e ngjarjes për ta verifikuar ankesën e pranuar dhe ka hasur mos respektim të orarit të punës nga barnatorja, e cila përbënë shkelje të Rregullores 01-300/ 01-008480/ 22 Neni 15, pika 2.1, dhe si pasojë e një veprimi të tillë është gjobitur barnatorja me një shumë prej 100 euro.








