Hasan Dakaj i lindur me 10.08.1980 nga Prizreni i cili ka qene pjestar i UÇK-se është arrestuar ne Merdare rreth ores 09:00h te mengjesit derisa po udhtonte me vëllaun e tij drejt Italise.
Sipas avokatit të familjes, Xhevdet Smaliqi, familja Dakaj është nën frikë dhe ankth të madh pasiqë polica serbe Hasan Dakaj ish pjestarin e UÇK-se sipas informatave të para e kanë dërguar në qendrën e ndalimit në Kurshumli dhe mund t’i nënshtrohet toroturave fizike e psiqike apo edhe me keq.
“Unë menjëherë do te ndërrmarrë veprime duke ushtruar kerkese pranë MPJD-se qe te intersohet per fatin e shtetasit te Kosoves Hasan Dakaj i arrestuar sot ne mengjes ne Merdare nga policia serbe vetem pse ka qene ish pjestarë i UÇK-se. Si Avokat i Familjes Dakaj i bëjë thirrje urgjente MPJD-se qe permes kanaleve diplomatike te kërkoi lirimin e Hasan Dakaj dhe ti lejohet levizja e lirë sikurse çdo shtetasi te Kosoves pa diskriminim”, ka shkruar avokati Smakiqi në Facebook.







