Pesë persona kanë pësuar lëndime trupore pasi janë sulmuar nga një qen endacak.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 20:00 në fshatin Sfeçël, në Podujevë.
“Pesë meshkuj nga Kosova kanë pësuar lëndime trupore pasi janë sulmuar nga një qen endacak. Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor. Sipas të lënduarve, pasi janë sulmuar ata e kanë mbytur qenin”, thuhet në raport.







