Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër i Kosovës, ka shkruar një status, në të cilin ka njoftuar se kosovarët mund të udhëtojnë drejt Spanjës pa viza.
Tutje, ai ka shkruar se Spanja i njeh pasaportat tashmë të Kosovës, duke shkruar se “lajmet e mira vazhdojnë”.
“Lajmet e mira vazhdojnë. Për qytetarët tanë dhe shtetin.
DG Home ka njoftuar se tashmë edhe Spanja i njeh pasaportat e Republikës së Kosovës. Pra mund të udhëtojmë pa viza dhe drejt këtij shteti.” – shkroi ai.







