Deputetja e LDK-së Doarsa Kicia Xhelili vizitoj sot qytetin e Podujevës ku u takua me disa nga antëret e kësaj partie.
Postimi i saj i plotë:
Bisedat sot ishin plot histori. Histori e emocion. Fotot nuk mund t’i kapin. Nuk përshkruhen. Vetëm përjetohen. E unë sot i përjetova përmes syve të Bacit Sabit, Bacit Ali, Z. Bahri Hotit, Bacit Dan, Profës Nexh, Z. Agron, Z. Muhamet e Z. Islam.
Z. Bahri Hoti më nderoi me një dhuratë. Një çajnik nga koleksioni i tij. Nuk arrita t’ia shpreh mjaftueshëm se ky nuk ishte vetëm çajnik. Ishte histori e dashuri atdhetare, dashuri për LDK e Presidentin Rugova që dikur e shërbente pikërisht me çaj. Për mua, ishte nder!
Sikur të kishte Kosova muze kujtimesh të themeluesve e aktivistëve të LDK-së, do ta kuptonin gjeneratat e reja çfarë thesari ka mbajtur e mban Kosova nga djemtë e bijat e saj.
Falemnderit, Llap! Nga ti gjithmonë kthehem e përmbushur shpirtërisht.
Doarsa R. Kica








