https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

MPJ del me detaje se si po trajtohet veterani i UÇK’së në burgun e Beogradit

MPJ del me detaje se si po trajtohet veterani i UÇK’së në burgun e Beogradit
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, është deklaruar në lidhje me rastin e arrestimit të veteranit të UÇK’së, Hasan Dakaj në Serbi, duke njoftuar se sot pas miratimit të kërkesës nga autoritetet serbe, ambasadori Jashari ka vizituar Hasan Dakaj në Qendrën e Paraburgimit të Gjykatës Speciale për Krime të Luftës të Beogradit, shkruan Gazeta Metro.


Nga MPJD është bërë e ditur edhe se Dakaj e ka konfirmuar se Prokuroria e Lartë për Krime të Luftës e Beogradit e ngarkon atë për gjoja krime të luftës kundër popullsisë jo-shqiptare gjatë luftës në Kosovë më 1999, dhe po ashtu Dakaj ka theksuar se deri me tani nuk ka përjetuar ndonjë dhunë fizike apo formë tjetër të maltretimit.

“Gjatë vizitës që i është bërë me datë 10.01.2024, z. Dakaj e ka konfirmuar se Prokuroria e Lartë për Krime të Luftës e Beogradit e ngarkon atë për gjoja krime të luftës kundër popullsisë jo-shqiptare gjatë luftës në Kosovë më 1999. Sa i përket trajtimit të tij, qytetari Dakaj ka theksuar se deri me tani nuk ka përjetuar ndonjë dhunë fizike apo formë tjetër të maltretimit. Ndërkohë, atij i është lejuar të kontaktojë me telefon familjen e tij’’, thuhet në postim.

Postimi i plotë:

Njoftim mbi rastin e arrestimit të z. Hasan Dakaj në Serbi

Në lidhje me rastin e arrestimit të qytetarit të Republikës së Kosovë, z. Hasan Dakaj, në Serbi, ju njoftojmë që Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi që nga dita e parë e arrestimit të z. Dakaj ka qenë e angazhuar në këtë rast dhe sot pas miratimit të kërkesës nga autoritetet serbe, ambasadori Jashari ka vizituar qytetarin Hasan Dakaj në Qendrën e Paraburgimit të Gjykatës Speciale për Krime të Luftës të Beogradit, ku z. Dakaj është duke u mbajtur.

Më 6 Janar 2024, në ora 16:00, z. Dakaj ka dalur para gjykatësit të procedurës paraprake, ku i është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve, respektivisht, deri më 3 Shkurt 2024.

Gjatë vizitës që i është bërë me datë 10.01.2024, z. Dakaj e ka konfirmuar se Prokuroria e Lartë për Krime të Luftës e Beogradit e ngarkon atë për gjoja krime të luftës kundër popullsisë jo-shqiptare gjatë luftës në Kosovë më 1999.

 

Sa i përket trajtimit të tij, qytetari Dakaj ka theksuar se deri me tani nuk ka përjetuar ndonjë dhunë fizike apo formë tjetër të maltretimit. Ndërkohë, atij i është lejuar të kontaktojë me telefon familjen e tij.

Marrë parasysh fushatën përndjekëse dhe veprimet arbitrare të Serbisë ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe në veçanti atyre që kanë qenë pjesë të luftës çlirimtare, MPJD fton të gjithë qytetarët që të kenë kujdes të shtuar dhe nëse ballafaqohen me vështirësi të natyrave të ndryshme gjatë udhëtimit të tyre nëpër Serbi, që të na kontaktojnë në numrin e telefonit: +383 46 51 00 51.

ADVERTISEMENT

 

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, diplomatët dhe përfaqësuesit e Republikës së Kosovës në vazhdimësi para Bashkësisë Ndërkombëtare kanë ngritur shqetësimin mbi veprimet e Serbisë ndaj qytetarëve të Kosovës dhe i bëjnë thirrje që të angazhohen për lirimin e menjëhershëm të qytetarëve, Hasan Dakaj, Nezir Mehmetaj dhe të tjerëve që mbahen në Serbi.

Njëkohësisht të kërkojë përgjegjësi nga shteti serb për këto veprime arbitrare dhe destruktive dhe që bien ndesh me konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. /gazetametro.net

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

 

 

Poste të ngjashme

Cakolli: KQZ-së s’i takon të merret me afatet për formimin e institucioneve, rregullat s’ndryshohen kur zgjedhjet janë në prag

Cakolli: KQZ-së s’i takon të merret me afatet për formimin e institucioneve, rregullat s’ndryshohen kur zgjedhjet janë në prag

24/04/2026, 20:57

Eugen Cakolli nga KDI, ka thënë se, reformat zgjedhore s’mund dhe s’duhet të bëhen kur zgjedhjet janë ‘’në prag’’, duke...

Lirim Greiçevci publikon mesazhin e Thaçit nga Haga: Mirënjohës për mbështetjen e qytetarëve

Lirim Greiçevci publikon mesazhin e Thaçit nga Haga: Mirënjohës për mbështetjen e qytetarëve

24/04/2026, 20:35

Lirim Greiçevci, pjesë e ekipit mbrojtës të Hashim Thaçit në Hagë, ka postuar një status ku ka përcjellë mesazhin e...

Çitaku i reagon Kurtit: Qetësohu, Kosova nuk është vetëm e jotja

Çitaku i reagon Kurtit: Qetësohu, Kosova nuk është vetëm e jotja

24/04/2026, 20:03

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke iu bashkuar kritikave për mënyrën...

Kamberi falënderon deputetët e Kosovës, për avancimin e përkujdesjes ndaj shqiptarëve të Luginës

Kamberi falënderon deputetët e Kosovës, për avancimin e përkujdesjes ndaj shqiptarëve të Luginës

24/04/2026, 19:35

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka përshëndetur miratimin e Rezolutës për avancimin e përkujdesjes institucionale ndaj komunitetit...

Ndahen 200 mijë euro – Lajm me rëndësi për bizneset llapjane (Dokument)

Njoftim: Diskutim Publik për Draft Planin Zhvillimor të Podujevë

24/04/2026, 10:03

  Komuna e Podujevës ka njoftuar organizimin e një diskutimi publik lidhur me Profilin dhe Vlerësimin e Gjendjes Ekzistuese të...

Lajmi i fundit

Cakolli: KQZ-së s’i takon të merret me afatet për formimin e institucioneve, rregullat s’ndryshohen kur zgjedhjet janë në prag

Cakolli: KQZ-së s’i takon të merret me afatet për formimin e institucioneve, rregullat s’ndryshohen kur zgjedhjet janë në prag

24/04/2026, 20:57
Lirim Greiçevci publikon mesazhin e Thaçit nga Haga: Mirënjohës për mbështetjen e qytetarëve

Lirim Greiçevci publikon mesazhin e Thaçit nga Haga: Mirënjohës për mbështetjen e qytetarëve

24/04/2026, 20:35
Çitaku i reagon Kurtit: Qetësohu, Kosova nuk është vetëm e jotja

Çitaku i reagon Kurtit: Qetësohu, Kosova nuk është vetëm e jotja

24/04/2026, 20:03
Kamberi falënderon deputetët e Kosovës, për avancimin e përkujdesjes ndaj shqiptarëve të Luginës

Kamberi falënderon deputetët e Kosovës, për avancimin e përkujdesjes ndaj shqiptarëve të Luginës

24/04/2026, 19:35
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv