Kryetari i LDK-së dega ne Podujeve Ekrem Hyseni ka perkujtuar Enver Malokun ne 25 vjetorin vrasjes.
Falë punës së tij, përkushtimit ndaj profesionit, ndaj fjalës së lirë kjo Qendër u bë ndër më të rëndësishmet e më të besueshmet, ndërsa vet ai u bë zëdhënësi i kërkesave për liri, pavarësi e demokraci.
Postimi i tij i plot:
Në 25 vjetorin e vrasjes së intelektualit, gazetarit Enver Maloku bashkërisht me Kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku dhe me familjen e ngushtë Maloku, me zonjën Hava, Doruntinën e Drinin, në Selinë Qendrore të LDK-së shpalosëm pllakën e portretin përkujtimor të tij.
Ndërkaq, më pas bëmë homazhe edhe tek varri i tij në Bradash.
Si gazetar, intelektual e bashkëpuntor i ngushtë i Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, Enver Maloku, la gjurmë të përjetshme në Republikën tonë.
Me dije, përkushtim e guxim udhëhoqi dritaren më të rëndësishme të informimit Qendrën për Informim të Kosovës (QIK), e cila ishte përçuese e së vërtetës kudo në botë.
Falë punës së tij, përkushtimit ndaj profesionit, ndaj fjalës së lirë kjo Qendër u bë ndër më të rëndësishmet e më të besueshmet, ndërsa vet ai u bë zëdhënësi i kërkesave për liri, pavarësi e demokraci.
Një guximtar i madh, i cili vetëm të vërtetën e përçonte e të drejtën e donte.
Prandaj, sot asgjë më shumë nuk ka nevojë kjo shoqëri se sa për drejtësi. Asnjëri nga ne, asgjë më shumë nuk kemi nevojë se sa kryesit e një akti të tillë të dalin para drejtësisë.







