https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Abazi: “ Kurti qëllimshëm po i ndanë heronjët”

Abazi: “ Kurti qëllimshëm po i ndanë heronjët”
Share on FacebookShare on Twitter

Me një ditë vonesë por me qëllim:

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Lavdi për Nuhi Berisha, Rexhep Mala, Enver Maloku…

Elozhoisti i Oliver Ivanovicit, Srecna Nova Godina për udhëtarët e parë pas liberalizimit të vizave, fjalimet me zell, planet sekrete për koordinim me Radojçicin kundër Veteranëve dhe kundër deputetëve shqiptarë!

Kjo në vete dëshmon dhe vërteton, edhe për më të verbërit që Kurti me kauzat e rrjeshme kombëtare ka arritur të manipuloj miq e votues, por qëllimin e vetëm ka mbajtjen e pushtetit për të qenë vazhdimi i të majtës Marksiste-Leniniste dhe doktrinarëve të Dushan Mugoshës, Fadil Hoxhës dhe komunistëve që edhe sot jetojnë e vizitohen nga Kurti. Të njetit në takimet e komitetit qëndror të partisë komuniste të Jugosllavisë flisnin me bujë e pasion në gjuhën Serbe kundër siç i quanin ata seperatistët, kundër- revolucionistët, irredentizmën shqiptare. Bënin garë kush më shumë e me zë të lartë të tregonin urrejtjen ndaj shqiptarëve. Ata mbanin pushtet, ngriteshin në pozita, merrnin banesa e shtëpi në lagjet elitare, fëmijët e tyre merrnin bursa studimi, ftoheshin në organizimet e partisë, në koncerte e shfaqje teatrale uleshin në rendin e parë, në vizita në Beograd ata priteshin nga funksionarë të lartë të partisë. Ata shpallnin heronjë e dëshmorë dhe anatemonin e mbulonin me dheun e historisë këdo që i takonte Ballit Kombëtarë, NDSH, apo lëvizjes së Shaban Polluzhës, sepse ata nuk ishin të majtë, ata ishin zëri kundërshtues dhe kumbues i vetëdijes kombëtare.

Dhe sot, nderime e përkulje për Nuhi Berishën dhe Rexhep Malën, emri dhe gjaku i tyre mos u harroftë ndër breza. Qofshin ata simboli në flamurin e skarificës për liri e çlirim. Por Enver Maloku çfarë ishte, kush ishte?! Njeriu që e bëri Kosovës dhe dhimbjen e saj me zë, njeriu që organizoi Qendrën Informative të Kosovës që u bë transmetuesi më i madh i çdo lëvizje dhe veprimi dhune dhe jo vetëm të pushtuesit serb. Me aftësitë e tij prej një organizatori të shkëlqyeshëm Enver Maloku theu e depërtoi çdo barrierë dhe çdo terr që kishte krijuar Millosheviçi dhe njerëzit e tij. Puna e Enver Malokut, sakrifica e tij e për çdo ditë është vazhdimësi e punës dhe veprave e sakrificës së Nuhi Berishës dhe Rexhep Malës, por edhe çdo njeriu që ka frymuar për lirinë dhe çlirimin e vendit dhe kombit tonë.

Andaj, si është e mundur që institucionet tona, nga kryeministri e deri tek ministria e kulturës të mos e përkutjojnë jetën dhe veprën e Enver Malokut. Në vijën e njejtë që para disa ditëve nuk u përkujtua Zekria Cana, një patriot dhe veprimtar i shquar i rrugës tonë për liri dhe çlirim. Njejtë është me Akademik Idriz Ajeti, Anton Çetta, Mark Krasniqi, Gazmend Zajmi dhe shumë të tjerë që nuk kanë qenë pjesë e qafshtrirëve e kurrizit llastik ndaj Hoxhistëve dhe Mihajloviçëve!

Kurti qëllimshëm po i ndanë heronjët, dëshmorët dhe patriotët, po tenton të shkruaj histori të Marksistëve e Leninistëve, Maoistëve. Kjo është histori e shpifur sa edhe vetë koncepti disfunksional e i dështuar i Kurtit në çdo sferë të jetës. Izolimi Kosovës dhe masat nuk janë arsyeja e dështimit të Kurtit, është mendësia e përjashtimit, urrejtjes të atyre që nuk janë me ideologjinë Marksiste- Leniniste- Hoxhiste dhe pikëpamjet krejtësisht urrejtëse ndaj çdo figure politike e historike që nuk bie në kornizën e të majtës jugosllave! I tillë një ditë do të jetë edhe Adem Jashari sepse ai nuk luftoi si I majtës por luftoi kundër Serbisë së majtë të Milloshevicit dhe JUL të Mira Markovićit. Sot Kurtit i duhet Adem Jashari, për manipulim, Adem Jashari është shumë i madh për tu përballur me të.

ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Por mos e harroni elozhenë për Oliver Ivanovicin dhe fjalimet plot pasion për të treguar se qeverisë edhe për qytetarët sllavë por nuk ka ngjyrë pene për patritotët shqiptar që kanë vendosur me dije e guxim të mos i takojnë vijës së Maos dhe Hoxhistëve!

Lavdi Nuhi Berishës, Rexhep Malës dhe Enver Malokut!

Turpi i mbuloftë ata që ndajnë hero e na duan të bashkuar vetëm atëherë kur brohorasim me emrin e tyre.

Poste të ngjashme

Cakolli: KQZ-së s’i takon të merret me afatet për formimin e institucioneve, rregullat s’ndryshohen kur zgjedhjet janë në prag

Cakolli: KQZ-së s’i takon të merret me afatet për formimin e institucioneve, rregullat s’ndryshohen kur zgjedhjet janë në prag

24/04/2026, 20:57

Eugen Cakolli nga KDI, ka thënë se, reformat zgjedhore s’mund dhe s’duhet të bëhen kur zgjedhjet janë ‘’në prag’’, duke...

Lirim Greiçevci publikon mesazhin e Thaçit nga Haga: Mirënjohës për mbështetjen e qytetarëve

Lirim Greiçevci publikon mesazhin e Thaçit nga Haga: Mirënjohës për mbështetjen e qytetarëve

24/04/2026, 20:35

Lirim Greiçevci, pjesë e ekipit mbrojtës të Hashim Thaçit në Hagë, ka postuar një status ku ka përcjellë mesazhin e...

Çitaku i reagon Kurtit: Qetësohu, Kosova nuk është vetëm e jotja

Çitaku i reagon Kurtit: Qetësohu, Kosova nuk është vetëm e jotja

24/04/2026, 20:03

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke iu bashkuar kritikave për mënyrën...

Kamberi falënderon deputetët e Kosovës, për avancimin e përkujdesjes ndaj shqiptarëve të Luginës

Kamberi falënderon deputetët e Kosovës, për avancimin e përkujdesjes ndaj shqiptarëve të Luginës

24/04/2026, 19:35

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka përshëndetur miratimin e Rezolutës për avancimin e përkujdesjes institucionale ndaj komunitetit...

Ndahen 200 mijë euro – Lajm me rëndësi për bizneset llapjane (Dokument)

Njoftim: Diskutim Publik për Draft Planin Zhvillimor të Podujevë

24/04/2026, 10:03

  Komuna e Podujevës ka njoftuar organizimin e një diskutimi publik lidhur me Profilin dhe Vlerësimin e Gjendjes Ekzistuese të...

Lajmi i fundit

Cakolli: KQZ-së s’i takon të merret me afatet për formimin e institucioneve, rregullat s’ndryshohen kur zgjedhjet janë në prag

Cakolli: KQZ-së s’i takon të merret me afatet për formimin e institucioneve, rregullat s’ndryshohen kur zgjedhjet janë në prag

24/04/2026, 20:57
Lirim Greiçevci publikon mesazhin e Thaçit nga Haga: Mirënjohës për mbështetjen e qytetarëve

Lirim Greiçevci publikon mesazhin e Thaçit nga Haga: Mirënjohës për mbështetjen e qytetarëve

24/04/2026, 20:35
Çitaku i reagon Kurtit: Qetësohu, Kosova nuk është vetëm e jotja

Çitaku i reagon Kurtit: Qetësohu, Kosova nuk është vetëm e jotja

24/04/2026, 20:03
Kamberi falënderon deputetët e Kosovës, për avancimin e përkujdesjes ndaj shqiptarëve të Luginës

Kamberi falënderon deputetët e Kosovës, për avancimin e përkujdesjes ndaj shqiptarëve të Luginës

24/04/2026, 19:35
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv