Kryetari i Lidhjes Demokratike Lumir Abdixhiku sonte ishte ne Podujeve per ti takuar kryesin dhe kryetaret e degeve si dhe asamblesitet e kesaj partie.
Postimi i tij i plotë:
Në Llap, në takimin e parë mobilizues me strukturat e Degës sonë në Podujevë. Takova Kryesinë e Degës, të gjithë kryetarët e nëndegëve dhe asambleistët tanë atje. I urova për një vit të mbarë. I falënderova për angazhimin e vazhdueshëm që ata dhe gjithë veprimtarët tjerë kanë.
Viti 2024, për LDK-në, do të jetë vit i angazhimit në terren; në takime me qytetarë në të gjitha 877 nëndegët tona në Kosovë dhe Mërgatë.
Nisëm me planifikim e aktiviteteve në Podujevë sot, do ta vazhdojmë në çdo qytet e çdo fshat; sepse Rruga e Re duhet të shpaloset në çdo anë. Dhe në këtë rrugëtim, Lidhja ka anëtarësinë e jashtëzakoknshme të saj.
Ju faleminderit për punën e madhe.
Na priftë e mbara në angazhimin përpara!
Ekrem Hyseni
Lidhja Demokratike e Kosovës








