Policia e Kosovës ka njoftuar se dje njësia e antidrogës ka ndërmarrë një aksion, ku janë arrestuar 4 persona të dyshuar dhe është konfiskuar një sasi e narkotikëve, kryesisht marihuanë.
Sipas njoftimit, pas një hetimi disa mujor në rastin e koduar ‘Golfi’ dje rreth orës 19:00 në rrugën ‘Ernest Koliqi’ në Prishtinë është ndaluar një veturë e tipit BMË, të cilën e drejtonte i dyshuari kryesor me inicialet Y.A., viti i lindjes 1997, ku gjatë kontrollit në trup i janë gjetur para të gatshme 1 mijë e 100 euro dhe tre telefona.
“Të njëjtën kohë njësitet policore kanë zbarkuar në rrugën “Jeronim Derada” tek shtëpia e të dyshuarit të lartcekur me iniciale (Y.A.) dhe në momentin e arritjes tek shtëpia aty afër derës se oborrit ndodheshin dy persona tjerë (U. G.) 1999 dhe (F. Sh.) 1999, ndërsa me të hyrë brenda oborrit një tjetër i dyshuar me iniciale (F.H.) 1998 ka filluar të ik nga vendi i ngjarjes dhe ka hedhur në oborrin e shtëpisë së fqiut një qese të mbushur me substancë të dyshuar narkotike e cila më vonë pas matjes ka rezultuar me peshë (266.8) gram” – thuhet në njoftim./Kallxo.com







