Përshëndetje kolegë dhe bashkëpunëtorë të KEK-ut,
Dëshirojmë të ndajmë me ju rezultatet e takimit të kryesisë së Sindikatës së Re të KEK, i mbajtur më datë 12.02.2024, ku janë paraqitur disa kërkesa për përmirësimin e kushteve të punës. Këto kërkesa janë bërë me qëllim të sigurimit të trajtimit të drejtë dhe të përmirësimit të qëndrueshëm të kushteve të punës në korporatën tonë.
Kërkesat janë si vijon:
Ngritja e Pagave Bazuar në Inflacionin nga Viti 2018: Kërkojmë një rishikim të nivelit të pagave, duke pasuar inflacionin nga viti 2018 deri më sot, me qëllim që të sigurohet një trajtim i drejtë për të gjithë punëtorët.
Pagesa e Fundjavës për Punëtorët me Ndrrime: Kërkojmë zbatimin e pagesës së fundjavës për punëtorët që punojnë me ndrrime, duke respektuar ligjin dhe vendimet e gjykatës.
Pagesa e Rrezikshmerisë dhe Pushimi Vjetor 30-Ditor: Kërkojmë një pagesë shtesë për punëtorët në rrezikshmëri dhe respektimin e pushimit vjetor sipas ligjit të punës.
Pagesa e Barabartë për Kushtet e Punës Nën Menaxher: Kërkojmë trajtim të barabartë për të gjithë punëtorët nën menaxher, duke shmangur diskriminimin në pagë për kushte të punës.
Pushimet Vjetore dhe Respektimi i Drejtës së Punëtorit: Kërkojmë që pushimet vjetore të jepen në çdo ditë pune sipas ligjit dhe të respektohet e drejta e punëtorit për të caktuar ditët e pushimit në bashkëpunim me menaxherin.
Për të diskutuar më detajisht dhe gjetur zgjidhje të përbashkëta, kërkojmë një takim të mëtejshëm me Menaxhmentin dhe Bordin e KEK-ut. Jemi të hapur për dialog dhe bashkëpunim për të përmirësuar kushtet tona të punës.
Ju lutemi të ndani dhe të komentoni në lidhje me këto kërkesa. Bashkë ne mund të ndërtojmë një mjedis pune më të mirë dhe të drejtë për të gjithë.
Faleminderit për mirëkuptimin dhe përkrahjen tuaj.
Datë: 13.02.2024
Në emër të kryesisë së SR KEK-ut
Kryetari: Nexhat Llumnica







