Policia e Kosovës ka njoftuar se një zyrtare e bankës ka dërguar në stacion policor 7380 monedha në vlerë prej dy eurosh, që dyshohet të jenë falso.
Një gjë e tillë u bë e ditur në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës. Sipas njoftimit, shumat dyshohet të jenë deponuar nga klientë të ndryshëm në periudhë prej pesë vitesh, shkruan Gazeta Insajderi.
Rasti është duke u hetuar, sipas policisë. /Insajderi.org/







