https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Ukrainasja që u gjet e vdekur, kur kishte ardhur në Kosovë dhe për ç’arsye?

Ukrainasja që u gjet e vdekur, kur kishte ardhur në Kosovë dhe për ç’arsye?

Një shtetase ukrainase është gjetur e vdekur nga Policia e Kosovës natën e 21 shkurtit (e mërkurë) në autostradën “Arbën Xhaferi”.

Burime të Kallxo.com tregojnë se tashmë e ndjera në tetor të vitit 2023 kishte ardhur në Kosovë dhe kishte kërkuar azil në Departamentin për Shtetësi, Azil dhe Migrim.

Arsyeja e ardhjes në Kosovë, sipas burimeve, ishte lufta që po zhvillohej në Ukrainë. Viktima kishte ardhur e vetme, pa qenë e shoqëruar nga ndonjë familjar.

Burimet thonë se institucionet e Kosovës janë duke e trajtuar rastin e vdekjes së saj në mënyrë intensive.

Në këtë drejtim, ukrainases i është gjetur telefoni, është lokalizuar vendi ku ishte duke jetuar me qira si dhe disa gjësende të tjera.

E njëjta në kohën kur ishte gjetur e vdekur në autostradë nuk posedonte telefonin e saj e asnjë gjësend tjetër.

Telefoni, disa para dhe materiale të tjera janë gjetur në një banesë në Prishtinë ku ajo po jetonte gjatë një kontrolle të kryer nga Policia. Një shtetase e huaj gjendet e vdekur në magjistralen Ferizaj – Prishtinë Lexo po ashtu Një shtetase e huaj gjendet e vdekur në magjistralen Ferizaj – Prishtinë

ADVERTISEMENT

Në bazë të informacioneve në momentin kur është gjetur pa shenja jete, në dosjen e ekzaminimeve deri më tani figuron se kishte këmbën e thyer dhe disa lëndime në fytyrë, të cilat dyshohet se janë shkaktuar pas një goditjeje për të cilën burimet pretendojnë se është bërë nga një “automjet jo i vogël”.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Në anën tjetër, deri më tani nuk është evidentuar ndonjë shenjë e dyshimtë e dhunës në trupin e viktimës.

Burimet thonë se në vendin ku është gjetur trupi nuk ka qenë vend i banueshëm apo i frekuentueshëm prej këmbësorëve.

Prokuroria e Ferizajt më 22.02.2024 ka njoftuar se është duke u hetuar rasti i shtetases ukrainase me iniciale O.K., e cila është gjetur e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë, më 21.02.2024.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, rasti ka ndodhur rreth orës 19:30 dhe është duke u hetuar në drejtim të veprës penale – aksident trafiku me fatalitet. Vdekja e 23-vjeçares ukrainase, Prokuroria: Rasti është duke u hetuar “aksident trafiku” me fatalitet

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Hetuesit Rajonal të Policisë së Kosovës në koordinim me Prokurorin e Shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e saj. Prokuroria me të gjitha institucionet tjera relevante janë duke punuar për zbardhjen e rrethanave të kësaj vdekjeje, dhe rasti është duke u hetuar në drejtim të veprës penale “Aksident trafiku” me fatalitet” – thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Ndërkaq, me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë.

Post Views: 1,080

Poste të ngjashme

Tre shtetas të huaj arratisen nga qendra për të huaj në Vranidoll

Tre shtetas të huaj arratisen nga qendra për të huaj në Vranidoll

18/09/2025, 9:01

Policia e Kosovës ka njoftuar se tre shtetas të huaj janë arratisur nga Qendra e Mbajtjes së Emigrantëve në Vranidoll...

Jahjaga takon presidentin Obama: Kosova s’do të ketë aleat më të madh se ShBA-në

Jahjaga takon presidentin Obama: Kosova s’do të ketë aleat më të madh se ShBA-në

18/09/2025, 8:50

Ish-presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, ka njoftuar se e ka takuar ish-presidentin amerikan Barack Obama. Në një postim në Facebook,...

Neser inaugurohet shtatorja e heroit Afrim Zhitia

Neser inaugurohet shtatorja e heroit Afrim Zhitia

18/09/2025, 8:11

Ju njoftojmë se të premten më 19 shtator 2025 bëhet përurimi i shtatores së heroit të kombit Afrim Zhitia dhe...

Suspendimi i katër zyrtarëve policorë, Shala: Masë nga një presion politik

Suspendimi i katër zyrtarëve policorë, Shala: Masë nga një presion politik

18/09/2025, 7:56

Të martën është raportuar se janë suspenduar katër policë të Njësisë Speciale, pikërisht të Njësisë për Reagim të Shpejtë (NjRSH-së),...

Kosova në “gjendje të jashtëzakonshme të pashpallur”

Diell e vranësira sot, temperaturat arrijnë në 27°C

18/09/2025, 6:55

Gjatë ditës së enjte parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat...

Lajmi i fundit

VV në Podujevë: Qytetarët me ne – Bashkë për zhvillim!

VV në Podujevë: Qytetarët me ne – Bashkë për zhvillim!

23/09/2025, 21:35
LDK mban tubim zgjedhor në Podujevë Podujevë

LDK mban tubim zgjedhor në Podujevë Podujevë

23/09/2025, 21:26
Osmani insiston: Trump parandaloi tentimin e Serbisë për përshkallëzim në muajin maj

Osmani insiston: Trump parandaloi tentimin e Serbisë për përshkallëzim në muajin maj

23/09/2025, 15:48
Kurti në Podujevë: 15 shërbime të reja në Poliklinikën Specialistike – investim prej 2.43 milionë eurosh

Kurti në Podujevë: 15 shërbime të reja në Poliklinikën Specialistike – investim prej 2.43 milionë eurosh

23/09/2025, 11:32
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv