Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka thënë se prezent në seancë sot do të duhej të ishte edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti për të dhënë përgjegjësi para qytetarëve për gjendjen siç tha ai të keqësuar në shëndetësi. Madje, ai tha se në këtë qeveri është normale të abuzohet.
Ai po ashtu ka thënë se lista e pritjes vazhdon të jetë brengë për pacientet, për çfarë tha se kjo listë ishte reduktuar vetëm në vitin 2019/20./KP