Njohësi i zhvillimeve politike në Ballkan, Jakub Bielamowicz, ka publikuar një fotografi ku shihet terroristi Milan Radojiçiç i cili mori përgjegjësinë për organizimin e sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjë të Zveçanit, duke darkuar në një restorant së bashku me ambasadorin e Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Gjuriç.
“Ambasadori serb në SHBA, Marko Gjuriç, i cili gjithashtu pritet të bëhet kryeministri i ardhshëm i Serbisë, shihet duke darkuar me Milan Radojiçiçin e kërkuar nga Interpoli dhe të sanksionuar nga SHBA, një bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit të Serbisë Vuçiç, i cili qëndroi pas sulmit në Banjë që la një polic të Kosovës të vdekur”, shkroi Bielamowicz në platformën X/Apost
VIDEO | Edhe një gafë tjetër, Gërvalla e ngatërron stërnipin e Isa Boletinit me kryetarin e Zveçanit
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla sot ka shkuar në Zveçan. Ajo atje është pritur nga stërnipi...