Kënaqësi ta mirëpres Rrezon Hoxhën – fituesin e garave shtetërore të fizikës për nxënësit e shkollave të mesme. ????Rrezoni do ta përfaqësoj Komunën e Podujevës në garat Republikane të Fizikës, fituesit e këtyre garave do ta përfaqësojnë Kosovën në Olimpiadat Ndërkombëtare. ????????????
Rrezonin e përgëzova për punën dhe rezultatet, si dhe i dëshirova edhe shumë suksese të tjera. Për rezultatet e arritura Rrezon Hoxhës, bazuar në rregulloren për ndarjen e subvencioneve si Kryetar i Komunës sot do të nxjerr vendim për ndarjen e bursës komunale. ????
Për sukseset e arritura të nxënësve të Gjimnazit në lëndën e Fizikës meritë e madhe shkon për profesorin, Sevdail Azemi, të cilin sivjet Ministria e Arsimit e ka shpërblyer me mirënjohje si profesor i dalluar. ????
Bashkë me Rrezonin në takim ishin edhe babai i tij Rrahman Hoxha dhe drejtori i Gjimnazit Naim Raçi.







