Lajm i mirë për këtë fillim javë në këtë muaj të bekuar është se kemi nënshkruar kontratën për; ndërtimin e rrugës lidhëse nga magjistralja Podujevë-Prishtinë me rrugën Vëllëzërit Frashëri apo ndryshe rruga përskaj lumit Llap në qytet. ????????♂️
Pas procesit të shpronësimit dhe tash me lidhjen e kontratës do të nis ndërtimi i këtij segmenti të ri rrugor e shumë të rëndësishëm në qytet, për t’i shmangur kolonat si dhe ofruar qasje të lehtë e të shpejtë në qendër të qytetit. ????
????Vlera e kontratës për realizimin e këtij projekti është; 851,286.51 euro. Ndërtimi i tërësishëm i rrugës pritet të përfundojë brenda 365 dite kalendarike.
Urime të gjithë qytetarëve! ????
Vazhdojmë me punë pa u ndal! ✅







