Dje në Prishtinë është gjetur një mjet i pashpërthyer.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Lidhja e Pejës”, teksa është bërë tërheqja e mjetit.
“Patrulla policore e ka siguruar vendin e ngjarjes derisa ka dalë Njësia për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive dhe Njësia K9 që e kanë tërhequr mjetin e dyshimtë (granatë dore) pa ndonjë incident”, thuhet në raportin e policisë.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.