https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Minatorët në Kosovë agjërojnë 800 metra nën tokë

Minatorët në Kosovë agjërojnë 800 metra nën tokë
Share on FacebookShare on Twitter

Ata kërkojnë nga qeveria që të marrë masa për kushte më të mira të punës në Minierën e Trepçës

Qindra minatorë në minierën shtetërore të plumbit, zinkut dhe argjendit në Kosovë po kremtojnë Ramazanin, duke duruar temperatura afër 40 gradë Celsius dhe lagështi ekstreme. Nën 800 metra poshtë minierës së Trepçës në Stanterg në Kosovën veriore, Emin Hasani, një nga minatorët kosovarë që punon në Trepçë, kontrollon gjithnjë orën për të ditur se kur po perëndon dielli nëse ka ardhur koha për të ngrënë.

I ulur rreth një tavoline të vogël në një zyrë të improvizuar në minierë, ai dhe katër kolegë nxjerrin hurma, kos, turshi dhe djathë.

Emin Hasani: Këtu jam më afër Zotit. Ne jemi gjithmonë më afër Zotit, por ndjenja është gjithmonë se këtu jemi më afër Tij. Unë jam gjithmonë në dorën e Zotit, në momente si këto kur jemi 800 metra nën tokë, vetëm 15 metra mbi nivelin e detit, ose kur jam në sipërfaqe, kam mbështetje vetëm prej tij, kërkoj vetëm prej tij ndihmë, unë lutem për gjithçka. Miqtë këtu, minatorët e tjerë, ata janë gjithçka sepse ne ndihmojmë njëri-tjetrin.

Burrat qeshin dhe bisedojnë me njëri-tjetrin ndërsa ndajnë vaktin e Iftarit, pas një dite agjërimi gjatë muajit të shenjtë mysliman të Ramazanit. Agjërimi nuk është një problem për minatorët, por ajo që i shqetëson më shumë ata janë kushtet e vështira të punës.

Fehmi Hajredini: U bëj thirrje të gjithëve, qoftë menaxhmentit apo qeverisë, të përmirësojnë kushtet tona të punës. Ne kemi nevojë për ajër më të mirë këtu, kemi nevojë për veshje, këpucë. Nëse këto dhe kushte të tjera përmirësohen, minatorët do të kenë një dëshirë më të madhe për të punuar dhe puna do të të bëhet shumë më mirë se sa është sot.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Trepça punësoi më shumë se 22,000 punëtorë në vitet 1970 dhe 1980 dhe përbënte dy të tretat e produktit të brendshëm bruto të Kosovës (BPV). Tani ajo punëson vetëm 3,000 në miniera dhe objekte të tjera.

Në qytetin e Mitrovicës, pak larg nga miniera, Bashkim Kurti, CEO i Trepçës, shprehet se është në bisedime me qeverinë për një kredi prej 20 milionë euro për përmirësimin e kushteve të punës dhe rritjen e prodhimit.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
ADVERTISEMENT

Bashkim Kurti: Për mua prioritet është siguria dhe kushtet e punës si sistemi i ventilimit i cili është shumë i vjetër. Ka mungesë ajri. Duhet të heqim ajrin e minierës që është i kontaminuar si pasojë e gazrave nga minerali. Ka gazra që çlirohen nga makineritë me naftë brenda minierave, janë shumë, shumë të vjetra dhe jo të standardeve të punës.

Çmimet e ulëta të mineraleve dhe pakësimi i prodhimit nënkupton se kompania nuk mund të mbulojë kostot operative dhe po kërkon subvencione nga qeveria.

Poste të ngjashme

Prishtinë: Vdes foshnja që lindi në banesë, Policia nis hetimet

Nuk i mbijeton plagëve: 22-vjeçari ndërron jetë në QKUK pas aksidentit në Podujevë

11/04/2026, 22:05

Një aksident i rëndë trafiku i ndodhur më 5 prill në Podujevë ka përfunduar tragjikisht, pasi një 22-vjeçar nuk ka...

Sherri me të shtëna në Ferizaj, Buta vetëdorëzohet në polici

Sherri me të shtëna në Ferizaj, Buta vetëdorëzohet në polici

11/04/2026, 21:57

Është dorëzuar reperi i njohur kosovar Buta, i cili dyshohej për përfshirje në një përleshje të shoqëruar me të shtëna...

Incidenti në Ferizaj, Buta në fokus – dyshohet si cak

Incidenti në Ferizaj, Buta në fokus – dyshohet si cak

11/04/2026, 21:43

Reperi i njohur kosovar Buta ndodhet në kërkim policor, pasi dyshohet të jetë i përfshirë në një përleshje të shoqëruar...

Policia jep detaje për rrahjen në veri ku u përfshinë babë e bir

Kërcasin plumbat në Ferizaj, rrahje dhe të shtëna, një i dyshuar në arrati

11/04/2026, 21:32

Një përleshje fizike e shoqëruar me të shtëna me armë zjarri është raportuar mbrëmjen e sotme në rrugën “Vëllezërit Gërvalla”...

Lot e dhimbje, Albulena Haxhiu ndan pamjet nga varrimi i babait

Lot e dhimbje, Albulena Haxhiu ndan pamjet nga varrimi i babait

11/04/2026, 21:03

  Ushtruesja e detyrës së Presidentes së vendit, Albulena Haxhiu, sot i ka dhënë lamtumirën e fundit babait të saj....

Lajmi i fundit

Prishtinë: Vdes foshnja që lindi në banesë, Policia nis hetimet

Nuk i mbijeton plagëve: 22-vjeçari ndërron jetë në QKUK pas aksidentit në Podujevë

11/04/2026, 22:05
Sherri me të shtëna në Ferizaj, Buta vetëdorëzohet në polici

Sherri me të shtëna në Ferizaj, Buta vetëdorëzohet në polici

11/04/2026, 21:57
Incidenti në Ferizaj, Buta në fokus – dyshohet si cak

Incidenti në Ferizaj, Buta në fokus – dyshohet si cak

11/04/2026, 21:43
Policia jep detaje për rrahjen në veri ku u përfshinë babë e bir

Kërcasin plumbat në Ferizaj, rrahje dhe të shtëna, një i dyshuar në arrati

11/04/2026, 21:32
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv