https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Ministri Vitia anulon vendimin për themelimin e spitalit të Podujevës, i rekomandohet ndërtimi i një poliklinike

Ministri Vitia anulon vendimin për themelimin e spitalit të Podujevës, i rekomandohet ndërtimi i një poliklinike

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka shfuqizuar vendimin e vitit 2016 për themelimin e spitalit të Podujevës.

Sipas rekomandimeve të një grupi punues, kjo komunë duhet të ketë një poliklinikë.

Kështu u bë e ditur sot, më 20.03.2024, në mbledhjen e bordit të Shërbimit Spitalor Klinik e Universitar të Kosovës, nga kryesuesi i bordit, Naim Bardiqi, i cili njëherësh është edhe Sekretar në Ministrinë e Shëndetësisë.
“Eshtë bërë një grup punues i cili ka bërë raportin e vlerësimit të gjendjes dhe ka ardhë me rekomandime që në vend të spitalit të përgjithshëm të krijohet një poliklinike për nevojat” – tha Bardiqi.

Kërkesë e Komunës së Podujevës ka qenë edhe ndryshimi i objektit, tha ai.

Siç tha Bardiqi, ministri i Shëndetësisë ka aprovuar edhe planin e veprimit i cili ka rrjedhur nga rekomandimet e grupit punues i cili ka hartuar një raport të vlerësimit për nevojat e Podujevës për një institucion të tillë shëndetësor.

“Për me ardhë deri te zbatimi i këtyre mendoj që bordi duhet t’i rekomandojë ministrit nxjerrjen e vendimit që në përputhje me planin e veprimit të aprovuar nga vetë ministri të nxjerrë vendimin për themelimin e poliklinikës” – u shpreh kryesuesi i bordit.

ADVERTISEMENT

M

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

e 5 vota për, asnjë kundër e asnjë abstenim, bordi i SHSKUK-së vendosi që t’i rekomandojë ministrit nxjerrjen e këtij vendimi.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Në mbledhjen e sotme, përveç Bardiqit, morën pjesë edhe anëtarët Dren Boshnjaku, Tetore Olloni, Besim Demolli dhe Enver Gashi, ndërsa munguan Rrezarta Bajrami dhe Vjollca Kadolli.

Vendimi për themelimin e spitalit të përgjithshëm në Podujevë e kishte marrë ish-ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, më 27.10.2016.

Arsyetimi i vendimit thoshte “në funksion të krijimit të kushteve të përshtatshme për mbrojtjen dhe avancimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët, trajtimin adekuat për pacientët në nevojë dhe duke marrë parasysh numrin e banorëve në territorin e Komunës së Podujevës”

Përkundër premtimeve për ndërtimin e këtij spitali,Qeveria Kurti nuk kishte ndarë asnjë cent për të, për vitin 2022. Ministri i Financave, Hekuran Murati kishte thënë se ky projekt do të bëhet me kredi të buta.

“Ndërtimi i spitalit në Podujevë, mua kryeministër dhe me Shpejtim Bulliqin kryetar, Podujeva e fiton spitalin e saj, përfundimin e magjistrales Prishtinë-Podujevë brenda vitit të ardhshëm” – kishte deklaruar kryeministri Albin Kurti gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale të 17 tetorit në Podujevë.

Kryetari i kësaj Komune nga Lëvizja Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi, kishte kritikuar Qeverinë paraprake të udhëhqur nga Avdullah Hoti kur nuk kishte ndarë buxhet për spitalin e Podujevës në buxhetin e vitit 2021.

Tenderi 9-milionësh për ndërtimin e spitalit të Podujevës ishte shpallur në vitin 2020.

Në buxhetin e vitit 2021 nuk ishin paraparë mjete financiare për ndërtimin e tij.

Duke iu referuar kësaj, zyrtari kryesor financiar i SHSKUK-së në shtator të vitit 2021 kishte thënë se kjo procedurë nuk mund të vazhdojë për shkak të mungesës së mjeteve buxhetore./Kallxo.com

Poste të ngjashme

Pamje nga aksidenti në Istog ku humbi jetën një person, shfaqet momenti kur makina humbi kontrollin

Katër persona lëndohen nga aksidenti mes tri veturave

14/03/2026, 20:52

Katër persona janë lënduar nga një aksident mes tri automjeteve që ka ndodhur në rrugën Prishtinë – Lipjan Lajmin e...

Tahiri për Kurtin: Nuk do të jetë më kryeministër

Tahiri kritikon Ligjin për të Huajt: Serbia përfiton, Kosova humb

14/03/2026, 20:48

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, e cilësoi vendimin e kryeministrit për Ligjin për të Huajt si një...

Podujeve: Manifestim madhështor kushtuar Natës së Kadrit

Podujeve: Manifestim madhështor kushtuar Natës së Kadrit

14/03/2026, 20:41

  Me moton “nata kur qielli ndriçon tokën”, e në një atmosferë të veçantë shpirtërore, Këshilli i Bashkësisë Islame në...

Kurti pret sot në takim të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Kurti pret sot në takim të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

14/03/2026, 8:50

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensen, do të takohet sot në...

Albin Kurti e “shpërblen” edhe me një pozitë Donika Gërvallen

Albin Kurti e “shpërblen” edhe me një pozitë Donika Gërvallen

13/03/2026, 22:20

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Donika Gërvalla-Schwarz si Koordinatore Kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj...

Lajmi i fundit

Pamje nga aksidenti në Istog ku humbi jetën një person, shfaqet momenti kur makina humbi kontrollin

Katër persona lëndohen nga aksidenti mes tri veturave

14/03/2026, 20:52
Tahiri për Kurtin: Nuk do të jetë më kryeministër

Tahiri kritikon Ligjin për të Huajt: Serbia përfiton, Kosova humb

14/03/2026, 20:48
Podujeve: Manifestim madhështor kushtuar Natës së Kadrit

Podujeve: Manifestim madhështor kushtuar Natës së Kadrit

14/03/2026, 20:41
Kurti pret sot në takim të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Kurti pret sot në takim të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

14/03/2026, 8:50
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv