https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Pse gjithnjë e më shumë jomyslimanë festojnë Ramazanin

Pse gjithnjë e më shumë jomyslimanë festojnë Ramazanin
Share on FacebookShare on Twitter

Pjesëmarrja në festimet e Ramazanit për jomyslimanët në Lindjen e Mesme është e zakonshme. Në vende me shumicë popullsie të krishterë ky fenomen nuk ka qenë i zakonshëm, por kjo ka filluar të ndryshojë.

Mund të duket e çuditshme për një besimtare myslimane që të flasë kështu, por Kholoud Khardoum e thotë qartë. “Jo çdo gjë gjatë Ramazanit ka të bëjë me fenë,” thotë shkrimtarja 53-vjeçare që jeton në Bagdad. “Ajo ka të bëjë edhe me atmosferën dhe traditën e të mbledhurit të njerëzve të gjithë bashkë.”

Iraku është një vend me shumicë popullsie myslimane, por në në zonat ku bashkëjetojnë komunitete me besime të ndryshme, shpesh shihet që jomyslimanët marrin pjesë në festimet e festës myslimane të Ramazanit, i tha ajo Deutsche Welles.

Sidomos “iftari”, darka që shtrohet me perëndimin e diellit ku familja dhe miqtë bëhen bashkë për të prishur agjërimin e ditës, kthehet në mundësi për t’u mbledhur.

“Ngjanjëherë të krishterët gatuajnë ëmbëlsira që ua dhurojnë fqinjëve myslimanë,” thotë Khardoum. “Nganjëherë janë myslimanët që dhurojnë ushqime. Ose të dyja. Është vërtet gjë e mirë të shpërndash gjëra të tilla,” thotë ajo.

Histori të ngjashme ka edhe në vende të tjera të Lindjes së Mesme. “Një nga shoqet e mia më të ngushta dhe më të vjetra është myslimane, kështu që ne këmbejmë disa nga zakonet tona,” thotë egjiptiania Um Amir, 50 vjeç, që jeton në Assiut, një qytet në jug të Kairos. “Për shembull gjatë Ramazanit unë agjëroj gjatë ditës dhe e prish agjërimin duke ngrënë me familjen e saj.”

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Unë jam e krishterë, por që kur kam qenë e re kam pasur shumë shoqe myslimane dhe nuk i kam kushtuar rëndësi të madhe feve të ndryshme,” thotë libanezja 34-vjeçare, Rita, e cila është duke agjëruar në Bejrut.

Më shumë festim i Ramazanit në Perëndim?

Duke pasur parasysh se të treja këto gra jetojnë në një vend me shumicë popullsie myslimane, përvojat e tyre nuk i çudisin banorët që jetojnë atje. Sepse është e vështirë për një jomysliman të injorojë festimet e Ramazanit, siç është e vështirë për myslimanët t’u shmangen Krishtlindjeve kur janë në Evropë ose në Amerikën Veriore.

Sidoqoftë Ramazani është duke u kthyer gradualisht në festë me popullaritet më të madh në vendet me shumicë të krishterë.

Vitin e kaluar, Londra u kthye në qytetin e parë të madh evropian që të zbukuroi rrugët me dritat e Ramazanit. Shembullin e Londrës e ndoqi këtë vit Frankfurti në Main, i cili u kthye në qytetin e parë të madh gjerman që ndez dritat e Ramazanit.

Në Austri këtë javë më shumë se 1 mijë vetë u bënë bashkë për një “iftar të përbashkët” në landin e Kaerntenit, ku të gjithë anëtarët e komunitetit u ftuan të prishin agjërimin e Ramazanit duke ngrënë së bashku, edhe pa qenë myslimanë dhe pa agjëruar. Organizatorët thanë se ky aktivitet është duke tërhequr çdo vit gjithnjë e më shumë njerëz. Një pjesëmarrës në aktivitet i tha gazetës rajonale “Kleine Zeitung” se „nuk e prisja të shihja atje kaq shumë jomyslimanë.”

Sigurisht që është rritur numri i iftareve që organizohen nga institucionet shtetërore, bamirëse dhe nga kishat që festojnë diversitetin,” konfirmon Esther-Miriam Wagner, drejtore e Institutit Woolf në Universitetin e Cambridge-t, e cila studion marrëdhëniet midis hebrejve, të krishterëve dhe myslimanëve.

Rritja e popullaritetit të Ramazanit “ka të bëjë shumë me njohjen më të madhe dhe rritjen e barazisë së myslimanëve në ambientet publike,” thotë Farid Hafez, një bashkëpunëtor shkencor në Nismën Bridge, një projekt që merret me analizimin e islamofonisë në Universitetin Georgtown në Uashington.

Si shembull Hafez kujton se në vitet 1990-të, ish-ministrja e Jashtme amerikane, Madeline Albright filloi të mbante “iftare” në sektorin e diplomacisë. “Ambasadat amerikane filluan të ftonin myslimanë për të zhvilluar një dialog strukturor (gjatë aktivitetit), shpjegon ai. “Pastaj ambasadat amerikane e sollën këtë përvojë në vendet europiane. Dhe kjo bëri që shtetet europiane të fillonin të organizonin nisma të ngjashme. Ku u përfshinë të gjithë kancelarë, kryeministra, ministra integrimi.”

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Ndikimi ekonomik i Ramazanit ka bërë që të rritet popullariteti i muajit të shenjtë të myslimanëve. Myslimanët shpenzojnë shumë gjatë Ramazanit duke filluar që me dhuratata dhe veshjet deri tek ushqimet e madje automobilët. Në vitin 2023, vetëm në Lindjen e Afërme u shpenzuan mbi 60 billionë dollarë (55 bilionë euro). Reklamat për Ramazanin kanë ndryshuar dhe janë shtuar dhe me siguri që dërgojnë mesazhe edhe përtej komunitetit të synuar.

Akuza për mungesë respekti për kulturat e tjera

Një teori tjetër e drejtoreshës së Institutit Woolf, Wagner, për rritjen e popullaritetit të Ramazanit ka të bëjë me gjuhën dhe ndryshimin e brezave. “Sapo njerëzit fillojnë të flasin gjuhën pa akcent, fillon ndryshimi dhe ata fillojnë të shihen si pjesë e shoqërisë ku bëjnë pjesë,” thotë Wagner, e cila është specializuar në sociolinguistikë. “Dhe në Britaninë e Madhe ne jemi duke parë se popullsia myslimane që e ka anglishten gjuhë amtare, tani në moshën 40- dhe 50-vjeçare, është duke zënë poste drejtuese dhe me ndikim.”

Ngjashëm dhe në Francë. Studiuesit e atjeshëm kanë vënë re se brezi i ardhshëm i francezëve myslimanë ndiejnë se mund ta praktikojnë fenë e tyre më hapur. “Nëpërmjet praktikave më të dukshme (fetare), individë të rinj francezë shijojnë statusin e tyre si anëtarë me të drejta të plota të shoqërisë,” i tha javën e kaluar gazetës Le Mond, Jamel El Hamri, studiues në Institutin kërkimor-shkencor të Botës Arabe dhe Myslimane në Francë. “Ata ndihen të dyja, edhe francezë edhe myslimanë.”

ADVERTISEMENT

Sigurisht, jo të gjithë janë të kënaqur. Disa myslimanë janë të zemëruar me komercializimin e Ramazanit. Klerikë konservatorë thonë se jomyslimanët nuk duhet të marrin pjesë fare në Ramazan, ndërkohë që europianët e të djathtës ekstreme besojnë se këto praktika do të çojnë në shkatërrimin e civilizimit, si të tillë. Dhe disa personalitete të mediave sociale që kanë agjëruar gjatë Ramazanit duke e trajtuar atë si një lloj garë online shëndeti, janë kritikuar për mungesë respekti për kulturat e tjera.

 

Por as Hafez, as Wagner nuk mendojnë se pikëpamje të tilla zvogëlojnë përfitimet që kanë njerëzit duke u ndier më mirë me sistemin e besimit të të tjerëve.

Për myslimanët që janë rritur në kulturë me shumicë të krishterë, çështja është e të qënit pjesë e shoqërisë. “Përfshirja e festivaleve në hapësirën publike është në një fare mënyre pranimi se Ramazani është pjesë përbërëse e shoqërisë,” thotë Hafez.

Dhe për jomyslimanët çështja është e festimit dhe administrimit të diversitetit, shton Wagner. “Sepse kur kemi shoqëri diverse, ne shohim se diversiteti aktualisht bën që shoqëria të lulëzojë dhe gjallërojë më shumë se zakonisht,” përfundon ajo. /dw.com

Poste të ngjashme

Rrëfimi prekës i Anton Qunit për komandantin e Koshares, Agim Ramadanin

Rrëfimi prekës i Anton Qunit për komandantin e Koshares, Agim Ramadanin

11/04/2026, 19:43

Në një rrëfim emocional për heroin, komandantin e Betejës së Koshares, Agim Ramadani, ish-bashkëluftëtari i tij Anton Quni ka evokuar...

Investim në cilësi dhe efikasitet: FSK pajiset me uniforma dhe pajisje të reja

Investim në cilësi dhe efikasitet: FSK pajiset me uniforma dhe pajisje të reja

11/04/2026, 19:15

Ministria e Mbrojtjes ka dhënë kontratë për furnizimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) me uniforma pune, uniforme ceremoniale...

Në 27-vjetorin e rënies së dëshmorëve Sami Plakolli dhe Hajdin Haliti, Komuna e Podujevës organizoi homazhe në nderim të jetës dhe veprës së tyre.

Në 27-vjetorin e rënies së dëshmorëve Sami Plakolli dhe Hajdin Haliti, Komuna e Podujevës organizoi homazhe në nderim të jetës dhe veprës së tyre.

11/04/2026, 18:20

  Në 27-vjetorin e rënies së dëshmorëve Sami Plakolli dhe Hajdin Haliti, Komuna e Podujevës organizoi homazhe në nderim të...

‘‘Me ka thirr nga fronti’’, ‘‘dëgjoje zërin e lirisë’’, gruaja e Agim Ramadanit rrëfen momentet më emocionuese me të

‘‘Me ka thirr nga fronti’’, ‘‘dëgjoje zërin e lirisë’’, gruaja e Agim Ramadanit rrëfen momentet më emocionuese me të

11/04/2026, 18:08

Sot shënohen 27 vjet nga rënia e luftëtarit dhe Heroit të Kosovës, Agim Ramadani. Në akademinë përkujtimore kushtuar tij, bashkëshortja,...

Nait Hasani për presidentin: Xhavit Haliti mund të jetë figurë unifikuese

Nait Hasani për presidentin: Xhavit Haliti mund të jetë figurë unifikuese

11/04/2026, 17:12

Deputet i PDK-së, Nait Hasani në Info Magazina në Klan Kosova, ka thënë se Kosovës aktualisht i nevojitet një kandidat...

Lajmi i fundit

Rrëfimi prekës i Anton Qunit për komandantin e Koshares, Agim Ramadanin

Rrëfimi prekës i Anton Qunit për komandantin e Koshares, Agim Ramadanin

11/04/2026, 19:43
Investim në cilësi dhe efikasitet: FSK pajiset me uniforma dhe pajisje të reja

Investim në cilësi dhe efikasitet: FSK pajiset me uniforma dhe pajisje të reja

11/04/2026, 19:15
Në 27-vjetorin e rënies së dëshmorëve Sami Plakolli dhe Hajdin Haliti, Komuna e Podujevës organizoi homazhe në nderim të jetës dhe veprës së tyre.

Në 27-vjetorin e rënies së dëshmorëve Sami Plakolli dhe Hajdin Haliti, Komuna e Podujevës organizoi homazhe në nderim të jetës dhe veprës së tyre.

11/04/2026, 18:20
‘‘Me ka thirr nga fronti’’, ‘‘dëgjoje zërin e lirisë’’, gruaja e Agim Ramadanit rrëfen momentet më emocionuese me të

‘‘Me ka thirr nga fronti’’, ‘‘dëgjoje zërin e lirisë’’, gruaja e Agim Ramadanit rrëfen momentet më emocionuese me të

11/04/2026, 18:08
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv