https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Rrahje në lokalin e “Heb’s”, menaxheri kapet me kamerierin që është pjesë e FSK-së – intervenon Policia

I hidhet bombë në oborr të shtëpisë në Mitrovicë, kryesuesit të Bordit të Trepçës
Share on FacebookShare on Twitter

Jo rrallëherë ndodhin përleshje mes personave që punojnë në të njëjtin vend të punës në Kosovë. Ato shpesh eskalojnë në kërcënime e sulme, për çka intervenon Policia, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në pikën e lokalit të gastronomisë “Heb’s” në rrugën ‘Xhorxh Bush’, ku menaxheri i lokalit I.H., dhe njëri prej kamerierëve dyshohet se janë përfshirë në një konfrontim fizik.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se e gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti verbal mes palëve lidhur me punën, teksa më pas situata ka eskaluar edhe në përleshje fizike.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Si pasojë e kësaj, kamerieri K.L., i cili është edhe pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka marrë lëndime trupore dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital.

Ndërkohë lidhur me rastin është njoftuar Policia e Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer ekzaminimet që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Dy të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor, ku janë intervistuar nga organet e hetuesisë lidhur me rastin.

Sinjali ndërkohë ka kontaktuar me menaxhmentin e “Heb’s” të cilët kanë mohuar të ketë ndodhur një konflikt fizik mes punëtorëve.

Menaxheri i lokalit për rajonin e Prishtinës, i tha Sinjalit se ka pasur vetëm konflikt verbal mes palëve dhe jo rrahje.

“U kanë një konfrontim i vogël me fjalë, jo diçka. Konfrontim me fjalë, sharje, gjëra të tilla, rrahje diçka naj shtyrje të vogël, s’është rrahje ajo, se e kena pasë sigurimin në lokal, sigurimi i ka nda”, tha ai.

Për pjesën që kamerieri ka pësuar edhe lëndime trupore, menaxheri i “Heb’s”-it tha shkurtimisht se “nuk kom informacione”

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Ai ka refuzuar të tregojë nëse është intervistuar edhe dikush tjetër nga stafi i lokalit.

ADVERTISEMENT

“Nuk është me rëndësi ajo, nuk është pjesë që iu intereson juve. Nuk është diçka me qitë lajme çka ka ndodh nëpër lokale…”, tha menaxheri i “Heb’s” i cili më pas mbylli telefonin.

Në anën tjetër, Sinjali mëson se në cilësinë e dëshmitarëve janë intervistuar edhe dy persona tjerë të cilët ishin të pranishëm në momentin e incidentit.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që dy të dyshuarit të hetohen në liri teksa është iniciuar rast për veprat penale ‘Lëndim i lehtë trupor’ dhe ‘Sulm’.

Poste të ngjashme

Kurti përmbledh vizitën e tij në Londër me një postim

Kurti përmbledh vizitën e tij në Londër me një postim

11/04/2026, 14:53

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot bëri një përmbledhje të vizitës së tij dy ditore në Mbretërinë e Bashkuar, duke...

Gjykata e Apelit i ul dënimin serbit që vrau 13 civilë gjatë luftës në Kosovë

Gjykata e Apelit e kthen në rigjykim rastin “Brezovica I”

11/04/2026, 14:49

Është kthyer në rigjykim nga Apeli rasi i njohur si “Brezovica 1” me të akuzuar Dragomir Milosavljeviq, Hysni Bajrami dhe...

Kurti tregon se ka darkuar tre orë me Malcolm: Mahnitem nga fuqia intelektuale e tij, Kosova ka nevojë për njerëz si Sir Noel

Kurti tregon se ka darkuar tre orë me Malcolm: Mahnitem nga fuqia intelektuale e tij, Kosova ka nevojë për njerëz si Sir Noel

11/04/2026, 14:20

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, ka përmbyllur vizitë e tij në Londër me një takim tre orësh me...

Dyshohet se ngacmoi një grua, IPK arreston zyrtarin policor

Dyshohet se ngacmoi një grua, IPK arreston zyrtarin policor

11/04/2026, 13:51

Inspektorati Policor i Kosovës, respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve, kanë arrestuar sot një zyrtar policor me dyshimin se i...

Kërçeli: Çmimet e naftës nuk caktohen në Prishtinë, por në tregjet ndërkombëtare

Deputeti i LVV-së: Miratuam projektligje të rëndësishme që prekin drejtpërdrejtë jetën e qytetarëve

11/04/2026, 13:46

Deputeti i Vetëvendosjes, Ilir Kërçeli ka theksuar se dje u miratuan disa projektligje të rëndësishme që prekin drejtpërdrejt jetën e...

Lajmi i fundit

Kurti përmbledh vizitën e tij në Londër me një postim

Kurti përmbledh vizitën e tij në Londër me një postim

11/04/2026, 14:53
Gjykata e Apelit i ul dënimin serbit që vrau 13 civilë gjatë luftës në Kosovë

Gjykata e Apelit e kthen në rigjykim rastin “Brezovica I”

11/04/2026, 14:49
Kurti tregon se ka darkuar tre orë me Malcolm: Mahnitem nga fuqia intelektuale e tij, Kosova ka nevojë për njerëz si Sir Noel

Kurti tregon se ka darkuar tre orë me Malcolm: Mahnitem nga fuqia intelektuale e tij, Kosova ka nevojë për njerëz si Sir Noel

11/04/2026, 14:20
Dyshohet se ngacmoi një grua, IPK arreston zyrtarin policor

Dyshohet se ngacmoi një grua, IPK arreston zyrtarin policor

11/04/2026, 13:51
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv