https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

AAK kërkon debat parlamentar për tri vjetët e Qeverisë Kurti

Tahiri: Marrëveshja i hap rrugë Kosovës në arenën ndërkombëtare, Kurti ka bërë eksperimente në dialog
Share on FacebookShare on Twitter

Shefi i Grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka kërkuar mbajtjen e një debati parlamentar në lidhje me trevjetorin e Qeverisë Kurti 2.

“Është tepër e rëndësishme të trajtohet sa më shpejtë kërkesa jonë për një debat parlamentar për trevjetorin e qeverisë. Kemi hy në vitin e 4-të dhe jemi në një vit zgjedhor. Kosova është duke stagnuar në ekonomi, mirëqenie, punësim e drejtësi …”- ka thënë ai.

Tahiri ka bërë të ditur se përmes mocionit kërkohet edhe dorëheqja e kryeministrit Kurti.

Sipas tij, fakti që Kurti ka folur për zgjedhje i bie që ai është dorëzuar.

Deputeti Tahiri ka interpretuar edhe mënyrat se si mund të largohet kryeministri.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Janë tri mënyra se si një kryeministër mund të largohet: dorëheqja, kur të votohet një Mocion mosbesimi dhe e treta kur shpëndahet Kuvendi. Ne, qe një vit e gjysmë kemi kërkuar që të shkarkohet Kurti përmes një Mocioni të mosbesimit, por kjo gjë nuk është arrit. Së fundmi është pa që Kurti është dorëzuar, prandaj ai duhet të dorëhiqet. Mos t’ja lë fajin e opozitës”- u shpreh Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë të mbajtur më 25.03.2024.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
ADVERTISEMENT

Ai i ka përmendur edhe disa nga sfidat me të cilat pretendon se po përballen qytetarët e Kosovës.

“Ne si AAK kemi kërkuar shkarkimin e tij. Kurti në strategjinë e tij e ka viktimizimin, por ky viktimizim nuk kalon. Ballafaqimi i parë me Kurtin do të jetë për tri vjet qeverisje. Ke problem me rezervën shtetërore, ke problem me energji, mbi 200 milionë euro tenderë njëburimorë, e nuk po flasim për nepotizëm”- ka thënë Tahiri.

Oferta e kryeministrit Albin Kurti për partitë opozitare se “bashkë mund t’i bëjnë numrat për ta shpërndarë Kuvendin”, ka rikthyer debatin për zgjedhje të parakohshme në vend.

Tahiri ka thënë se deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet ta votojnë mocionin e iniciuar kohë më parë nga AAK-ja për shkarkimin e Kurtit.

Ai ka thënë se në këtë proces janë të mirëseardhura edhe votat e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje.//Kallxo.com

Poste të ngjashme

Mbahet akademia përkujtimore në nder të Betejës së Koshares

Mbahet akademia përkujtimore në nder të Betejës së Koshares

11/04/2026, 11:53

Në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë, po mbahet akademia përkujtimore “Ditës e Shqipes” në nder të...

Të premten seanca e radhës, temë thelbësore katër marrëveshjet ndërkombëtare

Kuvendi njofton për të gjitha projektligjet që u miratuan të premten

11/04/2026, 11:46

Kuvendi i Kosovës përmes një komunikate për media ka bërë një përmbledhje të seancës së mbajtur të premten dhe të...

AARC pret në takim pune Glauk Konjufcën, theksohet bashkëpunimi strategjik me diasporën shqiptaro-amerikane

AARC pret në takim pune Glauk Konjufcën, theksohet bashkëpunimi strategjik me diasporën shqiptaro-amerikane

11/04/2026, 11:39

Këshilli i Miqësisë Shqiptaro-Amerikane (AARC- Albanian American Relations Council) ka zhvilluar sot një drekë pune me ministrin e jashtëm, Glauk...

Xhavit Haliti: Përplasjet që i pati me Kurtin i kushtuan Osmanit në karrierë

Xhavit Haliti: Përplasjet që i pati me Kurtin i kushtuan Osmanit në karrierë

11/04/2026, 11:33

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti ka thënë se fillimi i mandatit të Vjosa Osmanit si presidente ka qenë...

Thaçi: Shkëmbimi i territoreve synonte paqe, do të ishte e pafalshme të lihen probleme për brezat e ardhshëm

Thaçi: Shkëmbimi i territoreve synonte paqe, do të ishte e pafalshme të lihen probleme për brezat e ardhshëm

11/04/2026, 11:28

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka komentuar idenë e tij për shkëmbim të territoreve me Serbinë. Në një intervistë për...

Lajmi i fundit

Mbahet akademia përkujtimore në nder të Betejës së Koshares

Mbahet akademia përkujtimore në nder të Betejës së Koshares

11/04/2026, 11:53
Të premten seanca e radhës, temë thelbësore katër marrëveshjet ndërkombëtare

Kuvendi njofton për të gjitha projektligjet që u miratuan të premten

11/04/2026, 11:46
AARC pret në takim pune Glauk Konjufcën, theksohet bashkëpunimi strategjik me diasporën shqiptaro-amerikane

AARC pret në takim pune Glauk Konjufcën, theksohet bashkëpunimi strategjik me diasporën shqiptaro-amerikane

11/04/2026, 11:39
Xhavit Haliti: Përplasjet që i pati me Kurtin i kushtuan Osmanit në karrierë

Xhavit Haliti: Përplasjet që i pati me Kurtin i kushtuan Osmanit në karrierë

11/04/2026, 11:33
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv