Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në rrugën “Ali Vitia” në Prishtinë, ku një person është gjetur pa shenja jete. Rrethanat në të cilat ka vdekur i ndjeri akoma nuk dihen, por që Policia tashmë ka nisur hetimet, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Minir Currin, rreth 75-vjeçar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Njësitë policore kanë kryer ekzaminimet e nevojshme dhe kanë marrë deklaratën e bashkëshortes së të ndjerit, si dëshmitare e rastit.
Pasi janë kryer procedurat e nevojshme, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’.