Të premtën mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës
Ju njoftojmë se më 29.03.2024 (e premte) në orën 10:00, në sallën e mbledhjeve të Kuvendit komunal, mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Podujevës.
Për këtë mbledhje është caktuar ky:
REND DITE:
1. Prosesverbalet nga mbledhjet e Kuvendit të Komunës të mbajtura më: 28.12.2023; 30.01.2024 dhe 17.02.2024
2. Propozim Vendimi për miratim paraprak për dhënen në shfrytëzim afatshkurtër të pronës së paluajtshme të Komunës- Njësia kadastrale P-00594-0, ZK Turuçicë
3. Propozim Vendimi për miratim paraprak për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës së paluajtshme të Komunës – Njësia kadastrale P- 00596-0, ZK Turuçicë
4. Propozim Vendimi për miratim paraprak për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës së paluajtshme të Komunës – Njësia kadastrale P- 00597-0, ZK Turuçicë
5. Nisma për bashkëpunim ndër-komunal mes Komunës së Podujevës me komunat: Komuna e Vushtrrisë; Komuna e Prishtinës; Komuna e Mitrovicës së Jugut dhe Komuna e Obiliqit
5.1 Propozim vendimi për miratimin e kërkesës-nismës për themelimin e bashkëpunimit ndër-komunal
5.2 Propozim vendim për autorizimin e Kryetarit të Komunës për fillimin e konsultimeve për themelimin e bashkëpunimit ndër-komunal
6. Raporti Vjetor Financiar i Komunës së Podujevës për vitin e përfunduar më 31 dhjetor 2023
7. Propozim vendimi për shtim të buxhetit dhe kod të ri- Projekti “Furnizimi me mjete pune për ngritjen dhe zhvillimin e bizneseve”.
8. Plotësim ndryshimi i përbërjes së Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi KKSB, përkatësisht z.Bashkim Bajrami, komandant i Stacionit të Policisë në Podujevë, të jetë anëtar në kuadër të përbërjes së KKSB, në vend të ish Komandantit z. Nijazi Jashari i cili është pensionuar.
9. Të ndryshme.
28.03.2024, Podujevë
Zyra për Marrëdhënie me Publikun dhe Informim