https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Përgatitjet e opozitës për zgjedhje: PDK-ja kandidatin për kryeministër, LDK-ja programin, AAK-ja koalicionin

Përgatitjet e opozitës për zgjedhje: PDK-ja kandidatin për kryeministër, LDK-ja programin, AAK-ja koalicionin
Share on FacebookShare on Twitter

Prej kohesh opozita po kërkon zgjedhjes të reja parlamentare. Për këtë subjektet politike opozitare nuk kanë qëndruar duarkryq.

Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratik e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë ndërmarr disa hapa konkret drejt përgatitjes së strukturave për zgjedhje, shkruan Nacionale.

Partia më e madhe opozitare, PDK, këtë javë ka marrë vendim për nominimin e kandidatit të saj për kryeministër. Të mërkurën, kryetari i kësaj partie, Memli Krasniqi, ka propozuar për kryeministër Bedri Hamzen, kryetarin e Komunës së Mitrovicës.

“Sot, kam nominuar Bedri Hamzën si kandidat të Partisë Demokratike të Kosovës për Kryeministër të vendit tonë. Si një personalitet i dëshmuar, Bedriu është përgjigjja jonë ndaj thirrjeve të qytetarëve për jetë, mirëqenie dhe të ardhme më të mirë e më te sigurt! Të priftë e mbara, Kryeministër!”, ka shkruar Krasniqi në profilin e tij në “Facebook”.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Megjithëse me ngulm po kërkon zgjedhje të reja, PDK-ja ende nuk e ka hartuar një program politik me të cilin do të kërkonte votën e qytetarëve.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Një gjë të tillë prej kohesh e ka hartuar Lidhja Demokratike e Kosovës. Kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, në fund të vitit të kaluar e ka prezantuar programin “Rruga e Re”, për të cilin ka thënë se ka përgjigje për secilën sfidë që ballafaqohet Kosova.

Në takime me strukturat partiake, tubime me qytetarë dhe në intervista të ndryshme, i pari i LDK-së ka prezantuar 100 zotimet e “Rrugës së Re”.

Ai ka thënë se ky program është zhvilluar shumë më herët në mënyrë që LDK-ja të ketë udhëzime konkrete se çfarë duhet bërë dhe si duhet bërë.

“Nuk kam dashur që programet politike t’i bëjmë një javë para fushatës. Kam dashur që ky program të ndërtohet me kohën në komunikim. Të jetë mirë i menduar, që ditën e parë të qeverisë, mos t’i mendojmë gjërat. Por ministrat t’i dijnë punët që i kanë”, është shprehur Abdixhiku.

Ndonëse kandidat për kryeministër i kësaj partie pritet të jetë Lumir Abdixhiku, një gjë e tillë ende nuk është zyrtarizuar.

As partia e tretë opozitar nuk ka qëndruar duarkryq. Ndryshe prej PDK-së dhe LDK-së, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës gjatë kësaj kohe ka qenë e angazhuar në lidhjen e koalicioneve zgjedhor me disa subjekte politike.

Në fillim të vitit partia e Ramush Haradinajt ka ka lidhur koalicion me Nismën e Fatmir Limajt, kurse më pas një gjë të tillë e ka bërë edhe me disa subjekte më të vogla politike.

“Kosova gjithmonë ka pasur intelektualë që nuk qëndruan duarkryq, por ishin gjithmonë në ballë të proceseve të rëndësishme, sa herë që kishte nevojë vendi. Sot, kur Kosova gjendet në një pozitë të pashpresë, koalicioni parazgjedhor me Forumin Intelektual E30 dhe partnerët e tjerë të koalicionit, i ka dhënë vendit një alternativë serioze të cilën e presin qytetarët, të angazhuar për një Kosovë të sigurtë e të zhvilluar, të integruar në strukturat euro-atlantike e në partneritet të ngushtë me BE dhe ShBA”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në “Facebook”.

Kandidat për kryeministër i këtij koalicioni pritet të jetë Ramush Haradinja, por ende nuk është zyrtarizuar një gjë e tillë.

Si të shkohet në zgjedhje?

As partia në pushtet nuk është shprehur kundër mbajtjes së zgjedhjeve të reja. Por, pozita dhe opozita nuk po pajtohen për rrugën se si të shkohet vendi në zgjedhje.

ADVERTISEMENT

Një gjë të tillë dje e ka thënë edhe kryeparlamentari Glauk Konjufca.

“Me sa kam njohuri nuk ka ndodhë asnjë takim i këtij niveli që të vendoset e diskutohet se kur do të ishte koha e përshtatshme se kur duhet të shkojmë në zgjedhje. Është rast i rrallë që të gjitha partitë po pajtohen që të shkohet në zgjedhje dhe nuk po arrijmë që kjo punë të bëhet. Nuk mendoj që është punë e frikës por mungon vullneti i mazhorancës që të ndodhë përmes dorëheqjes”, ka thënë Konjufca.

Ai ka thënë se Kuvendi ka ngecur në mosmiratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.

“Nuk ka arsye që të jap dorëheqje qeveria, qeveritë japin dorëheqje kur diçka nuk është tuj funksionu. Mazhoranca e ka shumicën në Kuvend, që mund të votojë projektligje, por më pengon shumë që Kuvendi e ka humbë kapacitetin e vet për me votu marrëveshje ndërkombëtare. Ky ka qenë një dëm i madh dhe kjo është arsye që unë kam shprehë qëndrimin tim se kur kemi bllokadë të dimensionit të jetës parlamentare, ti nuk po ki kapacitet me lidh marrëveshje ndërkombëtare. Në VV nuk ka ndonjë temë që jemi mbledhë edhe hajde të flasim se kur do të shkojmë në zgjedhje”, është shprehur Konjufca.

Deri me tani vetëm PDK-ja ka caktuar një datë për mbajtjen e zgjedhjeve. Sipas kësaj partie, data më e përshtatshme do të ishte 9 qershori.

Poste të ngjashme

Këta janë numrat kontaktues të shërbimeve emergjente në Komunën e Podujevës

Sot mbahet dëgjimi i dytë buxhetor për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2027-2029

09/06/2026, 9:11

  Rikujtim: Sot mbahet dëgjimi i dytë buxhetor për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2027-2029 Ju njoftojmë se sot mbahet dëgjimi buxhetor...

Shpejtim Bulliqi deklaron pasurinë, mbi 28 mijë euro kursime

“Eh more qena”, Shpejtim Bulliqi i reagon ashpër Hysenit të LDK-së

23/05/2026, 16:03

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka reaguar ashpër në Facebook pas një deklarate të kandidatit të LDK-së për...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

E rëndë: Një foshnje dërgohet pa shenja jete në QKMF

13/05/2026, 8:44

Një rast i rëndë ka ndodhur në Malishevë. Burime të Klankosova.tv bëjnë të ditur se një foshnje është dërguar pa...

Ndahen 200 mijë euro – Lajm me rëndësi për bizneset llapjane (Dokument)

Njoftim: Diskutim Publik për Draft Planin Zhvillimor të Podujevë

24/04/2026, 10:03

  Komuna e Podujevës ka njoftuar organizimin e një diskutimi publik lidhur me Profilin dhe Vlerësimin e Gjendjes Ekzistuese të...

Edhe natën e Vitit të Ri, disa vende të Kosovës kanë mbetur në terr

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës në Podujevë

16/04/2026, 6:59

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të enjten, më 16.04.2026, do të kryhen punime...

Lajmi i fundit

Përleshje për kontest pronësor në Vranidoll, dy të arrestuar

Tragjedia në fluturimin nga Zvicra drejt Kosovës, policia jep detaje për vdekjen e 34-vjeçarit

15/06/2026, 7:57
Dhjetë raste të reja me HIV në muajt e fundit, dy viktima – rritet testimi vullnetar

Dhjetë raste të reja me HIV në muajt e fundit, dy viktima – rritet testimi vullnetar

14/06/2026, 19:35
Sadiku: Një person vdiq në autostradë për shkak se qeveria s’e hoqi një copë dhe nga rruga – e neveritshme

Sadiku: Një person vdiq në autostradë për shkak se qeveria s’e hoqi një copë dhe nga rruga – e neveritshme

14/06/2026, 18:09
Kush janë 10 më të votuarit deri tani nga zgjedhjet e 7 qershorit

KQZ përmbyll vlerësimin e votave me postë: Miratohen mbi 82 mijë pako, refuzohen rreth 3 mijë

14/06/2026, 17:42
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv