Vitin e kaluar Ballkani e pati mposhtur me rezultat 2-0 Dinamo Zagrebin në “Fadil Vokrri” në kuadër të Uefa Conference League.
Në lidhje me këtë ndeshje, siç shkruan gazetari sportiv Arlind Sadiku, Policia e Kosovës dhe Prokuroria e Shteti kanë nisur hetime pasi dyshohet për vepra penale.
“Policia e Kosovës dhe Prokuroria e Shtetit po kryejnë hetime me dyshimin për vepër penale në ndeshjen Ballkani – Dinamo Zagreb, e zhvilluar në tetor të vitit 2023”, shkroi Sadiku, njofton Klankosova.tv.
Ballkani e pati fituar ndeshjen, pavarësisht se favorit absolut në këtë takim ishte ekipi kroat, Dinamo Zagreb.







