Sulmuesi i krahut, Albion Miftari ka bërë debutimin e tij zyrtar për ekipin e seniorëve në ndeshjen e djeshme ndaj Lirisë.
18-vjeçari, i cili para pak muajsh nënshkruajti kontratë profesionale me ekipin tonë, dje morri minutat e para dhe pritet që në vazhdimësi të merr edhe minuta tjerë.
Miftari është produkt i Akademisë së Futbollit Llapi ku nga kategoritë e reja kanë debutuar edhe shumë të rinj tjerë që tashmë po luajnë me shumë sukses me ekipin e parë.
Përveç ambicieve për vendin e parë, klubi po arrin që ndeshje pas ndeshje t’iu jap hapësirë edhe futbollistëve të rinj që vijnë nga Akademia, e që edhe kategoritë e reja aty përveç që garojnë për trofe, po prodhojnë futbollistë për të ardhmen e KF Llapi.