https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Murati konteston vendimin e Kushtetueses: E rrëzoi Ligjin për çmimet tavan me argumente të kota

Murati mohon të ketë humbje në Trust nga mungesa e Bordit
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka kritikuar Gjykatën Kushtetuese duke thënë se e ka rrëzuar ligjin për çmimet tavan me “argumente të kota”. 

Murati ka akuzuar opozitën se dërgoi në Kushtetuese ligjin për çmime tavan e po ashtu ligjin për pagën minimale.

“Ligji për çmimet tavan synonte të vendoste tavan të marzhës së fitimit, jo me punu me humbje biznesi, por të caktonte marzhën e fitimit e të mos fitojnë më tepër se sa duhet në kohë krize. E çoi opozita në Kushtetuese… Ligjin për çmime tavan e rrëzoi Kushtetuesja me argumente totalisht të kota, ndërsa ligjin për pagën minimale ende nuk kemi vendim”, ka thënë Murati në KTV.

Ai ka thënë se “kushdo që ka argumentuar atë vendim të Kushtetueses, nuk ka të bëjë fare me mënyrën se si funksionon ekonomia”. Ai tha se mund të ketë vetëm njohuri bazike për ekonomi ai që ka argumentuar, por jo më tepër.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Në argumentimin e vendimit për ligjin e çmimit tavan thuhet se Kushtetuta e vendit tonë është një ekonomi e tregut të lirë apo e lirë e tregut, siç thoshte kryetarja e Kushtetueses. Mund të themi se jemi bërë më të djathtë edhe se SHBA-ja”, ka thënë Murati.

ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Ai ka thënë se të gjitha vendet kanë çmime tavan, vetëm Kosova “po del të jetë në ekstremin e djathtë të spektrit ekonomik”.

Murati ka thënë se vendimi i Kushtetueses bie në kundërshtim me vendimin për Ligjin e pagave.

“Kur vjen te ligji i pagave, ku preken vetë ata gjyqtarë, ata hynë dhe ndërhynë në ekonomi. Paga është kompensim, është çmimi që i vendoset punës, kompensim për punën e bërë. Paga rregullohet sipas tregut…Por, Kushtetuesja thotë se paga është pronë, madje thirret në nenin 46 të Kushtetutës që flet për pronë të paluajtshme. Argumentohet se paga s’duhet të ulet se është pronë. Kur ju duhet atyre thirren në nen që nuk ka të bëjë fare me pagën”, ka thënë Murati.

Poste të ngjashme

Këta janë numrat kontaktues të shërbimeve emergjente në Komunën e Podujevës

Sot mbahet dëgjimi i dytë buxhetor për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2027-2029

09/06/2026, 9:11

  Rikujtim: Sot mbahet dëgjimi i dytë buxhetor për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2027-2029 Ju njoftojmë se sot mbahet dëgjimi buxhetor...

Shpejtim Bulliqi deklaron pasurinë, mbi 28 mijë euro kursime

“Eh more qena”, Shpejtim Bulliqi i reagon ashpër Hysenit të LDK-së

23/05/2026, 16:03

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka reaguar ashpër në Facebook pas një deklarate të kandidatit të LDK-së për...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

E rëndë: Një foshnje dërgohet pa shenja jete në QKMF

13/05/2026, 8:44

Një rast i rëndë ka ndodhur në Malishevë. Burime të Klankosova.tv bëjnë të ditur se një foshnje është dërguar pa...

Ndahen 200 mijë euro – Lajm me rëndësi për bizneset llapjane (Dokument)

Njoftim: Diskutim Publik për Draft Planin Zhvillimor të Podujevë

24/04/2026, 10:03

  Komuna e Podujevës ka njoftuar organizimin e një diskutimi publik lidhur me Profilin dhe Vlerësimin e Gjendjes Ekzistuese të...

Edhe natën e Vitit të Ri, disa vende të Kosovës kanë mbetur në terr

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës në Podujevë

16/04/2026, 6:59

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të enjten, më 16.04.2026, do të kryhen punime...

Lajmi i fundit

U ndal për të pushuar në autostradën hungareze, kosovari thotë se ia vodhën 8 mijë euro dhe dokumentet

U ndal për të pushuar në autostradën hungareze, kosovari thotë se ia vodhën 8 mijë euro dhe dokumentet

11/06/2026, 11:03
Xhamat e errët në vetura, Gjykata Supreme del me vendim: Ndalimi i paligjshëm

Xhamat e errët në vetura, Gjykata Supreme del me vendim: Ndalimi i paligjshëm

11/06/2026, 9:56
Policia jep detaje për aksidentin e rëndë në magjistralen Prishtinë-Podujevë

Policia jep detaje për aksidentin e rëndë në magjistralen Prishtinë-Podujevë

11/06/2026, 8:21
Policia e Kosovës trajnohet nga KFOR’i për ndihmën e parë emergjente

Policia e Kosovës trajnohet nga KFOR’i për ndihmën e parë emergjente

10/06/2026, 16:01
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv