https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Januzi: Si po ndodh shkatërrimi dhe humbja e tokës bujqësore në emër të ndërtimit të rrugës magjistrale Prishtinë – Podujevë?

Januzi: Si po ndodh shkatërrimi  dhe humbja e tokës bujqësore në emër të ndërtimit të rrugës magjistrale Prishtinë – Podujevë?
Share on FacebookShare on Twitter
https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/
Para syve të gjithëve, në emër të rregullimit të infrastrukturës rrugore, përgjatë magjistralës Podujevë – Prishtinë po humbet dhe shkatërrohet toka kualitative bujqësore dhe po degradohet ambienti jetësor, ndërsa nuk ndërmirret asnjë veprim institucional.
Bota po përballet me mungesë ushqimi si pasojë e ngrohjes globale, luftërave dhe shtimit të popullsisë që koinsistojnë me humbjen e tokës bujqësore si pasojë e ndryshimeve klimatike si dhe shfrytëzimi i saj për qëllime të tjera.
Përveç problemeve, shqetësimeve dhe alarmit botëror për ruajtjen e tokës bujqësore dhe sigurimin e ushqimit edhe në vendin tonë, si pasojë e politikave të gabuara dhe joadekuate bujqësore ekziston një praktikë pothuajse e njëjtë. Krejt kjo duke u bazuar në shpërputhje me Politikat e Përbashkëta Bujqësore të BE-së, që sigurojnë mbrojtjen dhe shfrytëzim të qendrueshëm të tokës bujqësore për sigurimin e produketeve bujqësore dhe agroushqimore, por për fat të keq po ndodh e kundërta.
Shteti as sot nuk ka mekanizma për mbrojtjen dhe ruajtjen e tokës bujqësore nga ndërtimet e paplanfikuara urbane si dhe nga ndërtimet infrastrukturore. Ndodh kështu si pasojë ku Ministria e Bujqësisë nuk ka mekanizma për mbikqyrjen e zbatimit të ligjit sepse nuk ka asnjë inspektor për toka bujqësore.
Ligji për tokën bujqësore siguron mbrotjen dhe shfrytëzim të qëndrueshëm të tokës bujqësore si pasuri natyrore me interes të përgjithshëm. Rrjedhimisht ka mbrojtje të veçantë dhe si e tillë duhet të shfrytëzohet për prodhimtari bujqësore dhe nuk mund të përdoret për qëllime të tjera përveç në rastet e përcaktuara me ligj.
Ligji poashtu përcakton kushtet dhe ndërrimin e destinimit të tokës bujqësore për interesat e përgjithshme.
Inspektori është i autorizuar dhe detyrohet të inspektoj shfrytëzimin e tokës bujqësore për qëllime jobujqësore dhe të urdhëroj ndalimin dhe ndërmarrjen e masave nëse ky ndërrim bëhet në kundërshtim me dispozitat e ligjit në fuqi.
Ligji përcakton edhe kundërvajtjet nëse ndërrohet destinimi i tokës bujqësore në kundërshtim me ligjin.
Poashtu edhe kodi penal përcakton se shkatërrimi i tokës përmban vepër penale.
Prandaj, në vështrim të dispozitave ligjore në fuqi që sigurojnë mbrojtjen, ruajtjen dhe shfrytëzimin e qëndrueshëm të tokës bujqësore dhe veçmas asaj kualitative të katergorisë 1 – 4 institucionet përgjegjëse janë të obliguara të mbikqyrin zbatimin e ligjit dhe ndërmarrjen e masave adekuate për mbrojtjen e potencialit të tokës bujqësore dhe shfrytëzimin e saj për prodhimtari bujqësore në mënyrë që të sigurohen produkte ushqimore dhe agroushqimore për nevojat e popullsisë dhe për tregun.
Të ndalohet degradimi, hudhja e materialeve dhe inerteve si dhe mbetjeve tjera në tokën bujqësore përgjatë magjistrales ku po vazhdojnë punimet dhe po humben dhjetra hektarë të tokës bujqësore. Në këtë formë pamundësohet përgjithmonë shfrytëzimi i saj për qëllime jobujqësore.
Kështu duhet të ngritet vetëdija qytetare, institucionale dhe e komunitetit të biznesit të cilët operojnë në ndërtimin e rrugës magjistrale Prishtinë – Podujevë. Duhet bërë përpjekje që ta ndalin këtë degradim ambiental, të ndalin shkatërrimin dhe humbjen e tokës bujqësore në kundërshtim me ligjin sepse kjo përbënë shkelje ligjore si për pronarin e tokës, kompanitë dhe institucionet përgjegjëse. Në emër të ndërtimit nuk mund të lejohet dhe tolerohet shkatërrimi dhe degradimi total.
Shpresoj se ky apel përbënë alarm për veprim të menjëhershëm, ndërmarrjen e masave si dhe ndalim të këtij degradimi.

Poste të ngjashme

Këta janë numrat kontaktues të shërbimeve emergjente në Komunën e Podujevës

Sot mbahet dëgjimi i dytë buxhetor për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2027-2029

09/06/2026, 9:11

  Rikujtim: Sot mbahet dëgjimi i dytë buxhetor për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2027-2029 Ju njoftojmë se sot mbahet dëgjimi buxhetor...

Shpejtim Bulliqi deklaron pasurinë, mbi 28 mijë euro kursime

“Eh more qena”, Shpejtim Bulliqi i reagon ashpër Hysenit të LDK-së

23/05/2026, 16:03

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka reaguar ashpër në Facebook pas një deklarate të kandidatit të LDK-së për...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

E rëndë: Një foshnje dërgohet pa shenja jete në QKMF

13/05/2026, 8:44

Një rast i rëndë ka ndodhur në Malishevë. Burime të Klankosova.tv bëjnë të ditur se një foshnje është dërguar pa...

Ndahen 200 mijë euro – Lajm me rëndësi për bizneset llapjane (Dokument)

Njoftim: Diskutim Publik për Draft Planin Zhvillimor të Podujevë

24/04/2026, 10:03

  Komuna e Podujevës ka njoftuar organizimin e një diskutimi publik lidhur me Profilin dhe Vlerësimin e Gjendjes Ekzistuese të...

Edhe natën e Vitit të Ri, disa vende të Kosovës kanë mbetur në terr

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës në Podujevë

16/04/2026, 6:59

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të enjten, më 16.04.2026, do të kryhen punime...

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës trajnohet nga KFOR’i për ndihmën e parë emergjente

Policia e Kosovës trajnohet nga KFOR’i për ndihmën e parë emergjente

10/06/2026, 16:01
Dhurata e veçantë që Dua Lipa mori nga komuniteti arbëresh në ditën e martesës

Dhurata e veçantë që Dua Lipa mori nga komuniteti arbëresh në ditën e martesës

10/06/2026, 14:59
Gjykata Themelore në Prishtinë vendos datën e seancës fillestare për rastin e krimeve të luftës ndaj 21 të akuzuarve

Gjykata Themelore në Prishtinë vendos datën e seancës fillestare për rastin e krimeve të luftës ndaj 21 të akuzuarve

10/06/2026, 14:27
Osmani pret që Kurti ta ketë gati draftin për Asociacionin: Serbia t’i hap arkivat për të pagjeturit

Vjosa Osmani kërcënohet me jetë, publikohen mesazhet

10/06/2026, 13:38
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv